DeputetetDeputetët sipas qarqeveMandatet parlamentare 2017-2021Shpërndarja e deputetëve në organet e KuvenditKryesitë e grupeve parlamentareGrupet ParlamentareOrganizimet vullnetare
Kuvendi i Shqipërisë përbëhet nga 140 deputetë të zgjedhur me sistem
proporcional me zona zgjedhore shumemërore. Zonat përputhen me
ndarjen administrative të një prej niveleve të organizimit
administrativo-territorial, qarkut, sipas ligjit nr. 10.019, datë
29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”. Zona
zgjedhore shërben si njësi zgjedhore për zgjedhjen e një numri të
caktuar mandatesh, sipas rregullave të përcaktuara në ligjin e
mësipërm. Kufijtë administrativë të qarqeve vendosen me ligjin për
ndarjen administrative e territoriale të Republikës së Shqipërisë.
Deputetët përfaqësojnë zgjedhësit: fjala “deputet” do të thotë
“përfaqësues”. Sipas dispozitave kushtetuese çdo deputet, edhe pse i
zgjedhur në një zonë të caktuar zgjedhore dhe nga një parti politike
e caktuar, përfaqëson të gjithë popullin.