Legjislatura të mëparshme

Legjislatura IX


Deputetët

Deputetët sipas qarqeve

Mandatet parlamentare 2017-2021
Shpërndarja e deputetëve në organet e Kuvendit Kryesitë e grupeve parlamentare Grupet Parlamentare

Shënim: Kuvendi vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.

Kuvendi i Shqipërisë përbëhet nga 140 deputetë të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore. Zonat përputhen me ndarjen administrative të një prej niveleve të organizimit administrativo-territorial, qarkut, sipas ligjit nr. 10.019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”. Zona zgjedhore shërben si njësi zgjedhore për zgjedhjen e një numri të caktuar mandatesh, sipas rregullave të përcaktuara në ligjin e mësipërm. Kufijtë administrativë të qarqeve vendosen me ligjin për ndarjen administrative e territoriale të Republikës së Shqipërisë. Deputetët përfaqësojnë zgjedhësit: fjala “deputet” do të thotë “përfaqësues”. Sipas dispozitave kushtetuese çdo deputet, edhe pse i zgjedhur në një zonë të caktuar zgjedhore dhe nga një parti politike e caktuar, përfaqëson të gjithë popullin.