Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “specialist buxheti” në Shërbimin e Financës dhe Buxhetit.
- Postuar më, 12/02/2021
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, Kreut IV “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut VII, pikave 8 dhe 9, po publikojmë, emrin e kandidates që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “specialist buxheti” në Shërbimin e Financës dhe Buxhetit.
Për konkursin e shpallur për pozicionin “specialist buxheti” në Shërbimin e Financës dhe Buxhetit nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 01.02.2021 është: Znj. Stela Janku.
Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidati, konstaton se kandidati plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e lëvizjes paralele.
Konkurimi do të zhvillohet në datën 18.02.2021, ora 10:00 në mjediset e Kuvendit.