NJOFTIM PËR VEND PUNE

  • Postuar më, 10/06/2019

A. Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori

 Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

a)Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në “shef sektori”, në Shërbimin e Financës dhe Buxhetit.

 Kategoria e pagës III A 

b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·         Të menaxhojë veprimtarinë ekonomike financiare të Kuvendit, ne përputhje me legjislacionin ne fuqi për: menaxhimin e buxhetit, kontabilitetin, fiskal, atë te prokurimeve dhe çdo legjislacion tjetër qe lidhet me veprimtarinë financiare te institucionit..

·         Të administrojë me eficiencë dhe efektivitet vlerat materiale dhe monetare të vëna në dispozicion për zhvillimin normal të aktivitetit të Kuvendit bazuar në rregullat dhe standardet buxhetore.

·         Të Mmikqyrë procesin buxhetor duke analizuar situatat ku kosto/përfitim nuk japin eficience dhe efektivitet.

·         Të kontrollojë zbatimin e gjurmeve te auditimit dhe do te jape mendime ne lidhje me permiresimin e tyre ne baze te analizes per identifikimin e risqeve, vleresimin, adresimin, dhe raportimin e riskut, do te hartoje, azhornoje regjistrin e riskut per drejtorine  dhe do te mbikqyre zbatimin e strategjisë së riskut. Në zbatim të pikës 2, nenit 10 të ligjit 110/2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 10296, datë 08.07.2010 ”Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, Sekretari i Përgjithshëm, mund ti delegojë detyra kësaj strukture.

·         Të kontrolloje dhe certifikoje praktikat qe shoqerojne transfertat e buxhetit te shtetit ne llogarite e furnitoreve dhe kreditoreve ne pergjithesi.

·         Të mbikqyre procesin e arkivimit te dokumenteve origjinale te transfertave buxhetore

·         Të menaxhoje e kontrolloje procesin e menaxhimit te aseteve ne Institucion.

·         Zbatimin e masave të lëna nga auditi i brendshëm dhe i jashtëm.

·         Te kontrolloje konceptimin e shkresave per brenda apo jashte Institucionit para aprovimit të drejtorit të Shërbimit.

·         Të ndjekë e kontrollojë paraprakisht dokumentacionin e  pagesës së dietave brenda vendi.

·         Të kërkojë dhe marrë pjesë në hartimin e procesverbaleve, në rastet e gabimeve dhe pasaktësive që rezultojnë në procesin e punes dhe duhet të sistemohen,për të lënë gjurmë në të gjitha praktikat që kanë lidhje me këtë sistemim.

 

c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

a)      të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë e ulët drejtuese;

b)      të ketë, dy vlerësimet e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

c)      ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·         Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master shkencor në ekonomi.

·         Të ketë eksperiencë deri në 3 vjet në administratë;

·         Të ketë aftësi  shumë të mira organizimi, komunikimi dhe prezantimi.

·         Te ketë aftësi  shumë të mira komunikimi,  koordinimi dhe menaxhimi.

·         Te ketë aftësi të ndërtoje ekipin dhe te punoje ne ekip.

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit (Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi  për aplikim në vendin vakant, një kopje të jetëshkrimit (C.V), fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere atë duhet ta ketë të njëhësuar pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin, fotokopje e listës së notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar, një fotokopje e librezës së punës e plotësuar, vërtetim i gjendjes gjyqësore, çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme, fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues dhe 2 formularët gjashtëmujor të vlerësimit të punës për vitin 2018.

d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 20 qershor 2019 (10 (dhjetë) ditë kalendarike nga momenti i shpalljes në portal dhe faqen zyrtare të Kuvendit.

dh) Në datën 21 qershor 2019 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e publikuar janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose  e– mail.

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

e) Në datën 28.06.2019, do të shpallet lista e verifikimit të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin pas procesit ankimor (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e verifikimit janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.

ë) Konkurrimi- intervista me gojë do të bëhet në datën 01.07.2019 në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

f) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

g) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë  përvojën, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv apo për vlerësimin e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer dhe 60 pikë për intervistën me gojë.

gj) Njësia përgjegjëse (Burimet Njerëzore) do të njoftojnë kandidatët për rezultatin e konkurrimit, në mënyrë individuale në datën 2 korrik 2019

Ankesat nga kandidatët për rezultatin e pikëve, paraqiten në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele” (KPLP), brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

i) Lista e fituesve me 70 pikë e lartë (70% të pikëve e lartë) do të shpallet, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën 10 korrik 2019 (pas procesit të ankimimit).

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

 

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë së mesme drejtuese, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

Në se nga procedura e mësipërme nuk shpallet asnjë fitues, konkurrimi do të vazhdojë me procedurë si më poshtë:

 

B- Ngritja në Detyrë.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, pika 4 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu III “Ngritja në detyrë”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin  “shef sektori”, në Shërbimin e Financës dhe Buxhetit.. Kategoria e pagës III A

 

b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·         Të menaxhojë veprimtarinë ekonomike financiare të Kuvendit, ne përputhje me legjislacionin ne fuqi për: menaxhimin e buxhetit, kontabilitetin, fiskal, atë te prokurimeve dhe çdo legjislacion tjetër qe lidhet me veprimtarinë financiare te institucionit..

·         Të administrojë me eficiencë dhe efektivitet vlerat materiale dhe monetare të vëna në dispozicion për zhvillimin normal të aktivitetit të Kuvendit bazuar në rregullat dhe standardet buxhetore.

·         Të Mmikqyrë procesin buxhetor duke analizuar situatat ku kosto/përfitim nuk japin eficience dhe efektivitet.

·         Të kontrollojë zbatimin e gjurmeve te auditimit dhe do te jape mendime ne lidhje me permiresimin e tyre ne baze te analizes per identifikimin e risqeve, vleresimin, adresimin, dhe raportimin e riskut, do te hartoje, azhornoje regjistrin e riskut per drejtorine  dhe do te mbikqyre zbatimin e strategjisë së riskut. Në zbatim të pikës 2, nenit 10 të ligjit 110/2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 10296, datë 08.07.2010 ”Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, Sekretari i Përgjithshëm, mund ti delegojë detyra kësaj strukture.

·         Të kontrolloje dhe certifikoje praktikat qe shoqerojne transfertat e buxhetit te shtetit ne llogarite e furnitoreve dhe kreditoreve ne pergjithesi.

·         Të mbikqyre procesin e arkivimit te dokumenteve origjinale te transfertave buxhetore

·         Të menaxhoje e kontrolloje procesin e menaxhimit te aseteve ne Institucion.

·         Zbatimin e masave të lëna nga auditi i brendshëm dhe i jashtëm.

·         Te kontrolloje konceptimin e shkresave per brenda apo jashte Institucionit para aprovimit të drejtorit të Shërbimit.

·         Të ndjekë e kontrollojë paraprakisht dokumentacionin e  pagesës së dietave brenda vendi.

·         Të kërkojë dhe marrë pjesë në hartimin e procesverbaleve, në rastet e gabimeve dhe pasaktësive që rezultojnë në procesin e punes dhe duhet të sistemohen,për të lënë gjurmë në të gjitha praktikat që kanë lidhje me këtë sistemim.

c)Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

·         të jetë nëpunës civil i konfirmuar, në nivelin “nëpunës civil i kategorisë ekzekutive”;

·         ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji

·         të ketë, dy vlerësimet e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·         Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master shkencor në ekonomi.

·         Të ketë eksperiencë deri në 3 vjet në administratë;

·         Të ketë aftësi  shumë të mira organizimi, komunikimi dhe prezantimi.

·         Te ketë aftësi  shumë të mira komunikimi,  koordinimi dhe menaxhimi.

·         Te ketë aftësi të ndërtoje ekipin dhe te punoje ne ekip.

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit (Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi  për aplikim në vendin vakant; një kopje të jetëshkrimit( C.V); vendimin e konfirmimit si nëpunës civil; fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit dhe aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të ulët drejtues, formularët e vlerësimit për  dy 6-mujorët e vitit 2018.

d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 25 qershor 2019

dh)10 korrik 2019 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e vlerësimit plotësojnë kushtet minimale të ngritjes në detyrë  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose – maile.

-Ankesat nga kandidatët e skualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

e) Konkurimi- testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datën 19 korrik 2019 në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

 f) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 20 pikë për dokumentacinin e dorëzuar (ekperience, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe 2 vlerësimet e fundit pozitive); 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë  dhe 40 pikë për vlerësimin me shkrim.

g) Lista e fituesve me 70 pikë  e lartë do te njoftohet kandidatëve me telefon ose – maile.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

gj) Shpallja e listës përfundimtare me emrat e fituesve (pas procesit të ankimimit) do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën 30 korrik 2019. Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 042278270 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.