Struktura
Kryetari
Zëvendëskryetarët
Byroja e kuvendit
- Sekretariati per Buxhetin
- Sekretariati per Procedurat dhe Votimet
- Sekretariati për Statusin e Deputetit
- Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet
- Sekretariati për Marrëdheniet me Jashtë
- Sekretariati për Transparencën dhe Teknologjinë e Informacionit
- Komisioni për Cështjet Ligjore, Administratën publike dhe të Drejtat e Njeriut
- Komisione për Integrimin Europian
- Komisioni për Politikën e Jashtme
- Komisione për Ekonominë dhe Financat
- Komisioni për Sigurinë Kombëtare
- Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
- Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
- Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
- Komisioni hetimor për të kontrolluar veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike
- Komisioni hetimor për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të organeve të pushtetit ekzekutiv dhe të institucioneve të tjera shtetërore në pajisjen e z. Gent Cakaj me çertifikatë sigurie.
- Komisioni hetimor për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
- Nënkomisioni për Diasporën dhe Migracionin
- Nënkomisioni për Qeverisjen Vendore
- Nënkomisioni për barazinë gjinore dhe parandalimin e dhunës ndaj gruas
- Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut
- Nënkomisioni për Administratën Publike
- Nënkomisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Vetting-un e Policisë
- Nënkomisioni për monitorimin e zbatimit të buxhetit të shtetit dhe kontrollin e tij
Nënkomisioni për qeverisjen vendore
Në përbërje të komisioneve të përhershme, me propozimin e Konferencës së Kryetarëve, mund të ngrihen edhe nënkomisione për probleme të veçanta. Anëtarët e nënkomisioneve, së bashku me kryesitë e tyre, zgjidhen me votim të hapur nga Kuvendi me propozimin e Konferencës së Kryetarëve, duke u mbështetur në listat e kandidatëve të hartuara në marrëveshjen e Kryetarit të Kuvendit me kryetarin e çdo grupi parlamentar. Kuvendi mund të ndryshojë përbërjen e nënkomisioneve, duke ruajtur përpjesëtimin që zënë grupet parlamentare në Kuvend. Për ndryshimin e numrit dhe të përbërjes së nënkomisioneve synohet arritja e mirëkuptimit mes grupeve parlamentare. Kryesia e nënkomisionit përbëhet nga kryetari dhe zëvendëskryetari. Në rast se kryetari mungon ose është në pamundësi të kryejë detyrat e tij, mbledhja drejtohet nga zëvendëskryetari që i përket shumicës parlamentare. Në mungesë të këtij të fundit, mbledhja drejtohet nga zëvendëskryetari që i përket grupit më të madh të pakicës parlamentare. Përcaktimi i përbërjes së kryesive të nënkomisioneve bëhet duke mbajtur parasysh përfaqësimin në to të grupeve parlamentare, sipas përpjestimit që zënë në Kuvend.
Kuvendi me vendimin nr. 99/2017 ka ngritur nënkomisionin “Për Qeverisjen Vendore” në përbërje të komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Objekti dhe fusha e përgjegjësisë së këtij nënkomisioni është organizimi dhe funksionimi i pushtetit vendor.
Përbërja aktuale është si vijon: vakant - kryetar (grupi parlamentar PS), Korab Lita - zëvendëskryetar (grupi parlamentar "Demokrat"), Edmond Leka - anëtar (grupi parlamentar PS), Adnor Shameti - anëtar (grupi parlamentar PS), Klotilda Bushka (Ferhati) - anëtare (grupi parlamentar PS), Halil Jakimi - anëtar (grupi parlamentar "Demokrat"), Edlira Hyseni - anëtare (grupi parlamentar "I pavarur"), Aurora Mara - (grupi parlamentar "I pavarur"), Elena Xhina - anetare (jashte grupeve parlamentare).
Anëtarë zëvendësues janë: Alket Hyseni (grupi parlamentar PS), Jurgis Çyrbja (grupi parlamentar PS), Alban Zeneli (grupi parlamentar "Demokrat"), Nimet Musaj (grupi parlamentar "I pavarur"), Ediola Braha - anetare (grupi parlamentar "I pavarur").









