Struktura Kryetari Zëvendëskryetarët Byroja e kuvendit

Komision Hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikes së Shqipërisë

Komisioni hetimor ka për qëllim verifikimin e mënyrës së ushtrimit të kompetencave kushtetuese dhe ligjore nga ana e Presidentit të Republikës gjatë periudhës përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, si dhe në ditën e heshtjes zgjedhore 2021.

 

Objektet e punës së komisionit hetimor janë:

a)    hetimi dhe verifikimi nëse aktet e kryera dhe deklaratat e dhëna nga Presidenti i Republikës gjatë periudhës përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, si dhe në ditën e heshtjes zgjedhore 2021 përbëjnë shkelje të rëndë të Kushtetutës;

b)    verifikimi i pasojave të këtyre akteve në raport me parimin e unitetit të popullit, prishjen e ekuilibrit politik, të qetësisë publike, nxitjen e urrejtjes dhe dhunës, vënien në rrezik të jetës së njerëzve, ndërhyrjen dhe intimidimin e institucioneve publike, dëmtimin e imazhit dhe reputacionit të vendit, si dhe marrëdhëniet me partnerët strategjikë të Shqipërisë;

c)     verifikimi i akteve, sjelljeve dhe qëndrimeve të caktuara të Presidentit të Republikës, në raport me rolin dhe pozitën e tij kushtetuese.


Komision ka përfunduar veprimtarinë e tij më 28 maj 2021.