Struktura Kryetari Zëvendëskryetarët Byroja e kuvendit Grupet parlamentare

Komisioni i posaçëm për çështjet e raportit të Dick Marty

Kuvendi me vendimin nr. 71/2020 ka ngritur komisionin e posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë “Për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të anëtarit të APKiE Dick Marty mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur, përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të UÇK-s në territorin e Republikës së Shqipërisë”. Objekt i punës së komisionit të posaçëm është:


a) administrimi i dokumentacionit dhe konkluzioneve të nxjerra nga verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të anëtarit të APKiE Dick Marty;

b) hartimi i një raporti të plotë përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë këto institucione nga verifikimet e kryera mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur, përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të UÇK-s në territorin e Republikës së Shqipërisë.