- Sekretariati per Buxhetin
- Sekretariati per Procedurat dhe Votimet
- Sekretariati për Statusin e Deputetit
- Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet
- Sekretariati për Marrëdheniet me Jashtë
- Sekretariati për Transparencën dhe Teknologjinë e Informacionit
- Komisioni për Cështjet Ligjore, Administratën publike dhe të Drejtat e Njeriut
- Komisione për Integrimin Europian
- Komisioni për Politikën e Jashtme
- Komisione për Ekonominë dhe Financat
- Komisioni për Sigurinë Kombëtare
- Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
- Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
- Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
- Komisioni hetimor për të kontrolluar veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike
- Komisioni hetimor për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të organeve të pushtetit ekzekutiv dhe të institucioneve të tjera shtetërore në pajisjen e z. Gent Cakaj me çertifikatë sigurie.
- Komisioni hetimor për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
- Nënkomisioni për Diasporën dhe Migracionin
- Nënkomisioni për Qeverisjen Vendore
- Nënkomisioni për barazinë gjinore dhe parandalimin e dhunës ndaj gruas
- Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut
- Nënkomisioni për Administratën Publike
- Nënkomisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Vetting-un e Policisë
- Nënkomisioni për monitorimin e zbatimit të buxhetit të shtetit dhe kontrollin e tij
Komisioni hetimor për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të organeve të pushtetit ekzekutiv dhe të institucioneve të tjera shtetërore në pajisjen e z. Gent Cakaj me çertifikatë sigurie.
Kuvendi me vendimin nr. 24/2019 ka ngritur komisionin hetimor “Për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve administrative të organeve të pushtetit ekzekutiv dhe të institucioneve të tjera shtetërore në pajisjen e z. Gent Cakaj me “Certifikatë të sigurisë” dhe hetuar nëse z. Cakaj ka pasur qasje në informacione të klasifikuara pa qenë i pajisur më parë me këtë dokument, në cilësinë e tij si zëvendësministër për Europën dhe Punët e Jashtme apo detyra të tjera shtetërore”. Objekti i punës së komisionit hetimor është: 1. Verifikimi i ligjshmërisë dhe i veprimeve të institucioneve shtetërore në pajisjen e z. Gent Cakaj me “Certifikatë të Sigurimit të Personelit (CSP)”, nga DSIK. 2. Roli i Këshillit të Ministrave, Kryeministrit apo ministrave përgjegjës në ndjekjen dhe zbatimin e procedurave dhe rregullave për garantimin e informacionit “sekret shtetëror” dhe të procedurave për pajisjen e z. Cakaj me CSP. 3. Arsyet e mospajisjes me CSP të z. Gent Cakaj, për 7 muaj dhe verifikimi i pasojave që ka sjellë për sigurinë kombëtare dhe angazhimet e Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në BE. 4. Verifikimi nëse autoritetet përgjegjëse kanë lejuar z. Cakaj të administrojë dhe përpunojë informacion të klasifikuar, pa qenë më parë i pajisur me “Certifikatë Sigurie”.
Përbërja është si vijon: Ermonela Felaj – zëvendëskryetare (PS), Xhemal Qefalia – anëtar (PS), Klotilda Bushka – anëtare (PS), Alket Hyseni – anëtar (PS), Spartak Braho – anëtar (PS).
Komisioni ka ndërprerë veprimtarinë e tij për shkak të dorëheqjes së nismëtarëve nga mandati i deputetit.