- Sekretariati per Buxhetin
- Sekretariati per Procedurat dhe Votimet
- Sekretariati për Statusin e Deputetit
- Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet
- Sekretariati për Marrëdheniet me Jashtë
- Sekretariati për Transparencën dhe Teknologjinë e Informacionit
- Komisioni për Cështjet Ligjore, Administratën publike dhe të Drejtat e Njeriut
- Komisione për Integrimin Europian
- Komisioni për Politikën e Jashtme
- Komisione për Ekonominë dhe Financat
- Komisioni për Sigurinë Kombëtare
- Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
- Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
- Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
- Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore
- Komisioni i posaçëm për përzgjedhjen e kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së
- "Komisioni i posaçëm për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Dick Marty mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur, përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë".
- "Komisioni i posaçëm për përzgjedhjen e dy kandidatëve në organet e Vetting-ut".
- Komisioni hetimor për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike
- Komisioni hetimor për pajisjen e z. Gent Cakaj me çertifikatë sigurie
- Komision Hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikes së Shqipërisë
- Komisioni hetimor për kontrollin e veprimtarisë së organeve të administratës publike dhe pushtetit vendor për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021
- Komisioni hetimor për ngritjen e komisionit hetimor të kuvendit, për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të organeve publike në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane
- Nënkomisioni për Diasporën dhe Migracionin
- Nënkomisioni për Qeverisjen Vendore
- Nënkomisioni për barazinë gjinore dhe parandalimin e dhunës ndaj gruas
- Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut
- Nënkomisioni për Administratën Publike
- Nënkomisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Vetting-un e Policisë
- Nënkomisioni për monitorimin e zbatimit të buxhetit të shtetit dhe kontrollin e tij
Byroja e Kuvendit
Byroja e Kuvendit është organi
vendimmarrës për aspektin administrativ dhe financiar të Kuvendit dhe organeve
të tij. Byroja garanton respektimin e parimeve të pavarësisë organizative,
funksionale dhe financiare të Kuvendit si institucioni më i lartë përfaqësues e
ligjvënës dhe që bazohet në parimin e ndarjes e të balancimit të
pushteteve.
Byroja e Kuvendit përbëhet nga Kryetari i
Kuvendit, zëvendëskryetarët, sekretarët e sekretariateve dhe drejtohet nga Kryetari
i Kuvendit. Përbërja e Byrosë së Kuvendit pasqyron, për aq sa është e mundur,
përbërjen politike të Kuvendit. Një zëvendëskryetar duhet t’i përkasë partisë
më të madhe të opozitës parlamentare. Byroja është organi që vendos për:
a) buxhetin e Kuvendit, sipas propozimit
të bërë nga sekretarët për buxhetin dhe e përcjell atë në Komisionin për
Ekonominë dhe Financat, për ta miratuar më pas në Kuvend;
b) ankimet në rastet e konstituimit të
grupeve parlamentare;
c) ankesat e grupeve parlamentare për
përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit.
Byroja e Kuvendit, në zbatim të kuadrit
ligjor dhe në përmbushje të garantimit të pavarësisë organizative, funksionale
dhe financiare, harton rregulla të detajuara për:
a) pjesëmarrjen e deputetëve në
veprimtaritë parlamentare;
b) trajtimin financiar të deputetëve
dhe organeve të tij në përputhje me statusin ligjor të tyre;
c) mënyrën e funksionimit të
sekretariateve të Kuvendit;
ç) statusin ligjor, trajtimin ekonomik dhe
kriteret e punësimit të administratës së Kuvendit;
d) organizimin e strukturës së shërbimeve
të administratës, sipas funksioneve kushtetuese që Kuvendi ushtron.
Byroja e Kuvendit shqyrton dhe vendos për ankimin ndaj masave disiplinore të parashikuara në këtë Rregullore dhe për shkeljet e Kodit të Sjelljes, të dhëna nga drejtuesi i seancës ose mbledhjes së komisionit apo nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën.
Përbërja aktuale është si vijon: Lindita Nikolla – Kryetare e Kuvendit, Ermonela Valikaj (Felaj) – Zëvendëskryetare e Kuvendit (PS), Agron Gjekmarkaj – Zëvendëskryetar i Kuvendit (PD), Anila Denaj (Grupi parlamentar PS), Xhelal Mziu (Grupi parlamentar PD), Klotilda Bushka (Grupi parlamentar PS), Dashnor Sula (Grupi parlamentar PD), Etilda Gjonaj (Grupi parlamentar PS), Taulant Balla (Grupi parlamentar PS), Blendi Klosi (Grupi parlamentar PS)