- Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (PACE)
- Asambleja Parlamentare e Atlantikut të Veriut (NATO – PA)
- Asambleja Parlamentare (OSCE PA)
- Unioni Ndërparlamentar (IPU)
- Qendra Europiane për kërkimin Parlamentar dhe Dokumentacionin (ECPRD)
- Asambleja Parlamentare e Mesdheut (PAM)
- Asambleja Parlamentare e Bashkimit për Mesdheun (PA UfM)
- Dimensioni Parlamentar i Iniciativës së Europës Qëndrore (CEI)
- Asambleja Parlamentare për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC)
- Asambleja Parlamentare për Procesin e Bashkëpunimit në Europën Juglindore (PA SEECP)
- Asambleja Parlamentare e Frankofonisë (APF)
- Dimensioni Parlamentar i Nismës Adriatiko- Joniane (AII)
COSAP
Konferenca e Komisioneve Parlamentare për Integrimin të shteteve të përfshira në Procesin e Stabilizim Asociimit të Europës Jug-Lindore
(COSAP)
COSAP u themelua në Sarajevë, në qershor të vitit 20015, si rezultat i konkluzioneve të Samitit të Selanikut 2003, i cili përcaktoi perspektivën europiane të vendeve të Europës Jug - Lindore, bazuar në meritë dhe reformat e ndërmarra në kuadër të zbatimit të detyrimeve të anëtarësimit. COSAP u konceptua si një forum që synonte nxitjen e reformave thelbësore të brendshme bazuar në aspiratën e përbashkët për integrimin në BE të këtyre vendeve. Ai është një forum për shkëmbimin e rregullt të mendimeve mbi Procesin e Stabilizim Asociimit, axhendën e anëtarësimit në BE dhe procesin e zgjerimit në tërësi.
Gjatë takimit në Sarajevë u miratua rregullorja, e cila parashikon që Konferenca do të ketë një presidencë me rotacion dhe do të mblidhet dy herë në vit për të shqyrtuar çështjet aktuale lidhur me Procesin e Stabilizim-Asociimit dhe zgjerimin e BE-së.
Në konferencë marrin pjesë anëtarë të Komisioneve për Integrimin Europian të Parlamenteve nga Bosnje Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Shqiperia. Ndërsa anëtarë të Komisioneve për Integrimin Europian nga Asambleja Kombëtare e Republikës së Turqisë dhe Parlamenti i Kosovës kanë statusin e të ftuarit.
COSAP është konfirmimi i gatishmërisë së vendeve pjesëmarrësve për zbatimin e reformave të bazuara në vlerat e BE-së si: zhvillimin e demokracisë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, tolerancën dhe mirëkuptimin reciprok që sjell konsolidim dhe pajtim.
COSAP ka një perspektivë dhe axhendë të qartë për forcimin e bashkëpunimit midis komisioneve të integrimit europian, me ndihmën e rëndësishme të ofruar nga Parlamenti Europian dhe mund të konsiderohet një rrjet i suksesshëm e funksional.