Kuvendi, trajnim dyditor, “Gratë në politikë”

  • Postuar më, 03/03/2020

Në Kryesinë e Kuvendit, nisi trajnimi dyditor me temë, “Gratë në Politikë”. Pjesëmarrës  në këtë trajnim ishin gratë deputete të Kuvendit të Shqipërisë, znj. Vasilika Hysi, nënkryetare e Kuvendit, Aleanca e Grave Deputete, kryetarja, znj. Fatjona Dhimitri, nënkryetarja, znj. Elona Gjebrea, znj. Mimi Kodheli, kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Milva Ekonomi, kryetare e Komisionit të Ekonomisë, deputetja Eglantina Gjermeni,  si dhe mjaft deputete të opozitës dhe Grupit të Pavarur. 

Në këtë trajnim ishin të pranishme, Ambasadorja e Hollandës në Shqipëri, Sh.S.znj. Guusje Korthals Altes , Ndihmës Shefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, znj. Lucia Straley, si dhe  përfaqësues të ambasadave etj. 

Një nismë kjo e mbështetur edhe nga “Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje”, drejtuar nga znj. Edlira Çepani,  në bashkëpunim me NDI-në, mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, si dhe nga Instituti i Studimeve politike, drejtuar nga z. Afrim Krasniqi, mbështetur nga ambasada hollandeze në Tiranë.

Gjatë këtij diskutimi u vlerësua ndikimi i gruas në politikë, vendimarrja e tyre si dhe barazia gjinore e më së shumti u ndalën dhe në fuqizimin i profilit të lidershipit, grua. Lidershipi efektiv i bazuar mbi objektiva të qarta dhe mbi një profil të fortë lidershipi. Ky sesion do të përfshijë: Kryerja e vlerësimit personal, zhvillimi i një narrative të lidershipit në publik, rëndësia e bio-s dhe ndërtimi i një profili, krijimi i një platforme, krijimi i zërit dhe i mesazhit dallues tek gratë. 

Znj. Lucia Straley, Zv. Shefe e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri vlerësoi kontributin dhe rëndësinë e grave në politikë si dhe inkurajoi pjesmarrjen e tyre. 

Gjithashtu në këtë trajnim ishte e pranishme dhe përshëndeti Sh.S.Znj. Guusje Korthals Altes, Ambasadore e Vendeve të Ulëta në Shqipëri. 

Gratë deputete të kahëve të ndryshme politike, sollën shembuj të caktuara nga jeta e tyre politike, vështirësitë e hasura si dhe problemet e të qenurit grua në politikë, në një terren të vështirë maskilist.

Po ashtu në këtë trajnim ekspertia, Jen Krimm, solli nëpërmjet dokumentarëve, shembuj të grave politike në botë, kontributi i tyre lufta e egër e pashmangshme si dhe puna për të arritur në nivelet e larta të grave lider. 

Ky trajnimi do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme. 



Share