Konferencë Shkencore Ndërkombëtare me rastin e 100-vjetorit të Miratimit të Rregullores së Parë të Kuvendit të Shqipërisë
- Postuar më, 18/02/2020
Kuvendi i Shqipërisë, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Albanian University dhe Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Seksionin e Arkivave dhe Arkivistëve të Parlamenteve dhe Partive Politike në Këshillin Ndërkombëtar të Arkivave (SPP/ICA), Komisioni Ndërkombëtar për Historinë e Institucioneve Përfaqësuese dhe Parlamentare (ICHRPI), organizojnë më datën 27 mars 2020, Konferencën Shkencore Ndërkombëtare
me temë “Legjitimimi me procedurë: Roli i parlamenteve në
vendimmarrjen publike në të shkuarën dhe të tashmen”. Konferenca, e cila
organizohet në kuadër të 100- vjetorit të parlamentarizmit në Shqipëri, do të ketë
në fokus sistemin parlamentar
shqiptar në një qasje krahasuese brenda bashkësisë ndërkombëtare të studiuesve
parlamentarë, zhvillimi dhe kujtesa, procedurat, përfshirë funksionet dhe
detyrat kryesore. Reflektimet për rolin e grave dhe transparenca përmes
përfshirjes së shoqërisë civile dhe akademisë do të jenë gjithashtu pjesë e
punës së kryer nga studiues parlamentarë, ekspertë dhe praktikues parlamentarë
të cilët do të bashkohen në diskutime dhe reflektime për atë që ka ndodhur,
përfshirë planifikimin më të mirë për të ardhmen e parlamentarizmin shqiptar.
Informacion i përgjithshëm
Kur Parlamenti Shqiptar, në atë
kohë i quajtur Këshilli Kombëtar, u krijua në vitin 1920, një nga aktet e tij
të parë ishte miratimi i një sërë rregullash, duke pranuar kështu që procedura
parlamentare dallon nga proceset e tjera
vendim-marrëse duke ndjekur një standard rregullator të nivelit të lartë.
Vetëm nëse zbatohen rregullat zyrtare, rezultati i procesit legjislativ mund
dhe do të fitojë legjitimitetin që i nevojitet, për të fituar pranimin e gjerë
të publikut të nevojshëm për t'i bërë ligjet një instrument efektiv për të
qeverisur sjelljen institucionale dhe individuale dhe ndërveprimin në sfera
publike. Me rastin e 100 vjetorit të këtij hapi të rëndësishëm në historinë e Kuvendit
të Shqipërisë, një ekspozitë do të dokumentojë zhvillimin e rregullores së këtij
institucioni, nga varianti i parë i vitit 1920 deri në ndryshimet më të fundit
të korrikut 2019. Hapja e kësaj ekspozite ofron mundësinë për të diskutuar,
brenda kuadrit të një konference ndërkombëtare, aspekte të ndryshme të rolit të
Parlamentit në vendimmarrjen publike në një perspektivë ndërdisiplinore.
Projekt programi:
26 mars 2020
Prezantimi : Hapja e ekspozitës
mbi historinë e rregulloreve të Kuvendit të Shqipërisë,
me titull “Rregulloret e Parlamentit Shqiptar në 100 vjet”
27 mars 2020
Sesioni I: Kuvendi i Shqipërisë
- zhvillimi dhe kujtesa e tij
Sesioni II: Vendimmarrja
parlamentare - Procedura parlamentare
Sesioni III: Funksioni
përfaqësues i Kuvendit - Gratë në Parlament
Sesioni IV: Transparenca dhe
Kuvendi - Parlamenti dhe shoqëria civile
INFORMACION I
PËRGJITHSHËM
Gjuhët e konferencës: Shqip, Anglisht
Vendndodhja e konferencës: (pritet konfirmimi)
Udhëzime për abstraktin:
Çdo abstrakt duhet të dërgohet elektronikisht në gjuhën shqipe dhe angleze
brenda afateve të përcaktuara. Në fillim të tij të vendoset tema e studimit, më
pas plotesohen në tekst të dhënat
personale: Titulli ose grada dhe emri i
aplikusit, institucioni dhe adresa e kontakti. Abstrakti nuk duhet të ketë më shumë
se 300 fjalë dhe duhet të përmbajë (1) fokusin e punimit (2) metodat e
përdorura (3) rezultatet/gjetjet (4) konkluzionet dhe rekomandimet kryesore
sipas tematikës së konferencës si dhe 4-5 fjalë kyçe.
Afatet kohore të propozuara si më poshtë:
22 shkurt 2020- afati
kohor për dërgimin e temave dhe abstrakteve.
02 mars 2020 - Vendimi /
shpallja përfundimtare e abstrakteve të pranuara·
15 mars 2020 - Dërgimi i
punimit të plotë.
20 mars 2020 – Programi
i detajuar i konferencës, konfirmimi i folësve·
26 - 27 mars në Tiranë - Prezantimi i Ekspozitës dhe Konferenca
Adresa e kontaktit për dërgimin e abstraktit dhe
artikullit:
Prezenca e OSBE-së: asu-al@osce.org