Nisi punimet sesioni i gjashtë i legjislaturës së nëntë të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit përshëndet punimet e sesionit të ri dhe uron e lançon veprimtaritë festive për 100-vjetorin e parlamentarizmit

  • Postuar më, 20/01/2020

20 janar 2020

U mblodh sesioni i gjashtë i legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Shqipërisë. Në qendër të vëmendjes ishte 100-vjetori i parlamentarizmit shqiptar, që daton më 21 janar 2020, me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në Lushnje. Punimet e sesionit të ri, pas himinit kombëtar, u përshëndetën nga Kryetari i Kuvendit. Kuvendi Kombëtar i Lushnjes, për z. Ruçi, ishte mesazh i qartë se shqiptarët do të luftonin deri në fund për të qenë të lirë dhe të pavarur. Ai e njohu publikun me agjendën 1-javore të aktiviteteve që kremtojnë 100-vjetorin e parlamentarizmit, të planifikuara për t’u mbajtur në Lushnje dhe Tiranë. Në fjalën hapëse të sesionit të ri, Kryetari i Kuvendit preku një sërë temash: tërmetin e 26 nëntorit, bilancin e sesionit të shkuar, reformën në drejtësi, agjendën e integrimit, reformën zgjedhore dhe u ndal te objektivat e sesionit të ri.

 Tërmeti i 26 nëntorit

 Kryetari i Kuvendit u ndal në fjalën e tij te pasojat shkatërrimtare të tërmetit të 26 nëntorit, duke e cilësuar si një ngjarje që dëshmoi humanizmin dhe solidaritetin e shqiptarëve, përgjegjësinë e lartë të Kuvendit, të qeverisë dhe të opozitës, si edhe shtoi se: “Kjo ngjarje duhet të na bëj të reflektojmë mbi përmirësimet, dhe dispozitat e reja ligjore, që duhet të miratojmë për të garantuar sigurinë e qytetarëve e të pasurisë nga fatkeqësitë natyrore.”  

Sesioni i shkuar ishte produktiv

Sesionin e shkuar parlamentar z. Ruçi e konsideroi produktiv, duke prezantuar bilancin si vijon: “59 projektligje të depozituara, 40 ligje, 66 vendime, 3 rezoluta të miratuara, 6 akte normative me fuqinë e ligjit, në ndihmë të prekurve nga tërmeti, 66 vendime për zgjedhje ose emërime, miratimi i 25 ligjeve më shumë me konsensus të opozitës, 202 diskutime të opozitës kundrejt 198 të maxhorancës, 2 interpelanca, 27 kërkesa për informacion”.

Reforma në drejtësi dhe çështja e integrimit

Në fjalën përshëndetëse të sesionit të ri, Kryetari i Kuvendit u shpreh se edhe në këtë sesion do të ruhet fokusi te reforma në drejtësi. “Këshilli na ka përcjellë listën e kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, të cilin do ta zgjedhim brenda afatit kushtetues 30-ditor nga  paraqitja e listës”,- u shpreh ai.

Kryetari i Kuvendit u ndal edhe te agjenda e integrimit. Ai u shpreh se mbledhja e Keshillit të Evropës në 17-18 tetor dhe vendimet jopozitive për Shqipërine, shtuan përgjegjësinë dhe detyrimet për integrimin evropian të Shqipërisë, pa e dekurajuar Kuvendin dhe punën e tij.

Reforma zgjedhore

“Siç jeni në dijeni, u arrit konsensusi midis të gjithë faktorëve politikë, parlamentarë dhe joparlamentarë, qeveri dhe opozitë, për të kryer reformën  zgjedhore brenda datës 15 mars dhe për ta sjellë projektin për votim në Kuvend”, -bëri me dije Kryetari i Kuvendit, që ndër të tjera shtoi edhe bërjen funksionale të Platformës Ndërinstitucionale Online, si ndër arritjet në kontrollin e mbikqyrjen parlamentare.

Objektivat e sesionit të ri

Kryetari i Kuvendit i dha theks objektivave të sesionit të ri parlamentar: çelja e negociatave të anëtarësimit përpara majit të këtij viti, përfundimi i reformës zgjedhore brenda muajit mars, ngritja dhe plotësimi përfundimtar i të gjitha organeve të drejtësisë, rishikimi dhe plotësimi i legjislacionit në fushën e marrëdhënieve me natyrën, burimet natyrore, mjedisin, të harmonizuara këto me legjislacionin anti-sizmik.

 

FJALA E PLOTE E KRYETARIT TE KUVENDIT

“Të nderuar kolege dhe kolegë deputetë,

Sot nisim sesionin e ri parlamentar. Ky sesion përkon me kremtimin e 100-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar.

Një shekull më parë, kombi shqiptar ndodhej në një nga udhëkryqet më vështira të ekzistencës së tij.

Burra të shquar të kombit, në 21 janar 1920, u mblodhën në Kuvendin Kombëtar të Lushnjës dhe morrën vendime historike për të mos lejuar copëtimin e mëtejshëm të trungut kombëtar.

Ata u betuan në flamurin kombëtar të pavarësisë, përsosën dhe plotësuan vendimet e Kuvendit Kombëtar të Vlorës, ringritën institucionet përfaqësuese e qeverisëse të shtetit dhe u dërguan kancelarive evropiane, Presidentit e Kongresit Amerikan mesazhin se shqiptarët do të luftojnë deri në fund për të qënë të lirë e të pavarur.

Ishte vetëm zëri shpëtimtar i Presidentit Uillson që ndali projektin famëkeq evropian për coptimin e Shqipërisë. Për këtë arsye madhore, emri i presidentit Uillson është i skalitur në memorien e shqiptarëve.

Me zgjedhjen nga Kongresi i Lushnjes të Këshillit Kombëtar, fillon historia 100 vjeçare e parlamentarizmit shqiptar.

Veprimtaritë e 100 vjetorit nisin nesër paradite me ceremoninë në shtëpinë e Kongresin në Lushnje dhe do të vazhdojnë në Tiranë, me përurimin e ekspozitës e Konferencën Shkencore dhe me veprimtari në ditët e tjera të javës.

Siç edhe jini njoftuar, ftoj të gjithë deputetet të jenë tëpranishëm nesër në orën 9:30 në Shtëpinë e Kongresit në Lushnje dhe në 11:30 në Pallatin e Kongreseve për të marrë pjesë në këto veprimtari.

 II.

Ky sesion i ri fillon pas tërmetit të 26 nëntorit. Kjo situatë shërbeu për të treguar humanizmin dhesolidaritetin e shqiptarëve.

Dëshmoi përgjegjësinë e lartë të Kuvendit dhe tëQeverisë për tiu përgjigjur me shpejtësi maksimale nevojave të familjeve të prekura dhe qytetarëve tëpastrehë.

Falenderoj të gjithë deputetët që në ato ditë të vështira, iu gjendën pranë qytetarëve, jo si zgjedhës, por si vëllezër në nevojë.

Falenderoj Qeverinë për mobilizimin, përgjegjesinë e kompetencën në përballimin e pasojave, shpëtimin e jetëve njerëzore, strehimin e qytetarëve dhe marrjen e masave e mobilizimin e burimeve për rindërtimin.

Vlerësoj gjithashtu qëndrimin e opozitës, e cila përmbi interesat politike dhe elektorale vuri solidaritetin për tëdëmtuarit nga tërmeti.

Siç edhe kam përmendur, nga kjo ngjarje duhet tëreflektojmë mbi përmirësimet, dhe dispozitat e reja ligjore që duhet të miratojmë për të garantuar sigurinëe qytetarëve e të pasurisë nga fatkeqësitë natyrore.

 III.

Sesioni i kaluar ka qenë një sesion produktiv. 59 projektligje të depozituara, 40 ligje, 66 vendime, 3 rezoluta të miratuara, 6 akte normative me fuqinë e ligjit, në ndihmë të prekurve nga tërmeti, 66 vendime për zgjedhje ose emërime, miratimi i 25 ligjeve më shumë me konsensus të opozitës, 202 diskutime të opozitës kundrejt 198 të maxhorancës, 2 interpelanca, 27 kërkesa për informacion është bilanci i shkurtër i sesionit.

 3.1.

Edhe gjatë këtij sesioni, reforma në drejtësi përbënte një priroritet i rëndësishëm. Puna u përqëndrua në ndërtimin e bërjen funksionale të organeve të reja të qeverisjes së sistemit.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor po vijojnë me përmbushjen e funksioneve të parashikuara nga Kushtetuta dhe raportojnë rregullisht në Kuvend mbi gjendjen e sistemit dhe veprimtarinë e tyre. Kuvendi është kujdesur që në buxhetin e vitit 2020 të parashikohen fondet e nevojshme për funksionimin normal të këtyre institucioneve.

Në 5 dhjetor 2019, nën drejtimin e Presidentit të Republikës, u hodh shorti dhe u zgjodhën 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë për vitin 2020.

Këshilli na ka përcjellë listën e kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, të cilin do ta zgjedhim brenda afatit kushtetues 30 ditor nga  paraqitja e listës.

Kuvendi, në seancën plenare të datës 11 nëntor zgjodhiznj. Elsa Toska dhe znj. Fiona Papajorgji anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese, pavarësisht kontestimeve ligjore e debatit publik, ka filluar nga funksionimi dhe është drejt ndërtimit të plotë. 

Kuvendit, në seancën plenare të datës 5 dhjetor zgjodhi z. Olsjan Çela, Prokuror të Përgjithshëm.

Në datën 25 nëntor 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi 8 prokurorë në SPAK dhe zgjodhi drejtuesin e tij.

Këshilli i Lartë Gjyqësor më datë 19 dhjetor vendosifillimin e  funksionimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të cilat funksionojnë respektivisht me 12 dhe 6 gjyqtarë. 

 3.2.

Pas mbledhjes së Këshillit Europian të 17-18 tetorit, i cili nuk arriti të vendosë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Kuvendi shprehu qëndrimin se ky vendim, sado i padrejtë, nuk na dekurajoi, por na shtoi përgjegjësinë dhe detyrimet për integrimin europian të Shqipërisë.

Në letrat dërguar gjithë kryeparlamentarëve të vendeve anëtare të BE dhe në takimet me kryeparlamentarë të disa vendeve skeptike, i ftova të vijnë në Shqipëri të prekin nga afër rezultatet, problemet dhe vështirësitë tona.

Në tetor, së bashkua me z. Balla, u takuam në Bruksel me Presidentin e Parlamentit Europian Sassoli dhe siguruam mbështetjen e këtij institucioni të rëndësishëm.

Të njëjtat mesazhe dhashë në Konferencën e kryeparlamentarëve të vendeve anëtare të Këshillit të Europës, në tetor, menjëherë pas mbledhjes së Këshillit Europian.

Hartuam Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna për Kuvendin në Raportin 2019 të Komisionit Europian për Shqipërinë, me 6 objektiva dhe 44 masat për periudhën maj 2019-maj 2020.

Komisioni për Integrimin Europian gjatë kësaj periudhe ka miratuar 5 projektligje me përafrim ose 3 projektligje më shumë, dhe ka propozuar 18 amendamente ose 15 amendamente me shumë krahasuar me periudhë shtator-dhjetor 2018.

Roli kontrollues i Kuvendit në çështjet e integrimit europian është forcuar, përmes përdorimit më të shpeshtë e cilësor të instrumenteve të kontrollit parlamentar të parashikuara në Kushtetutë, në Rregulloren e Kuvendit dhe në ligjin për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Risi e vitit 2019 në drejtim të forcimit të transparencës së Kuvendit në procesin e integrimit europian është publikimi për herë të parë i Njuzletër mbi Çështjet Europiane, në faqen e internetit të Kuvendit çdo tre muaj.

 3.3.

Komisioni i Posaçëm i Reformës zgjedhore po punonpër ndryshimet në kuadrin ligjor zgjedhor bazuar në rekomandimet e  raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e  viteve 2013, 2015, 2017, në rekomandimet e institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet dhe të propozimeve të partive politike që kanë marrë secila jo më pak se 1 për qind të votave në zgjedhjet e fundit për Kuvend.

Kuvendi zgjeroi objektin e veprimtarisë së Komisionit, duke përfshirë fillimin e diskutimit publik, për të garantuar një proces të rregullt e të barabartë zgjedhor; ashpërsimin e dënimeve për shitblerjen e votës;eliminimin e keqpërdorimit të burimeve shtetërore gjatë fushatës dhe transparencën e listave të zgjedhësve.?

Ky proces zhvillohet gjithëpërfshirës, duke marrë opinion e të gjithë partive politike parlamentare dhe jo parlamentare si dhe partive opozitare, deputet e të cilëve kanë lënë mandatin e deputetit.

Sic jeni në dijeni, u arrit konsensusi midis të gjithëfaktorëve politikë, parlamentarë dhe joparlamentarë, qeveri dhe opozitë, për të kryer reformën  zgjedhorebrenda datës 15 mars dhe për ta sjellë projektin për votim në Kuvend.

Lidhur me çështjen e sistemit zgjedhor, përfaqësuesit e shumicës parlamentare u dakordësuan për t’ia lënë pozitës parlamentare, iniciativën për të propozuar një dokument pune mbi problematikat ekzistuese dhe modelet për sistemin zgjedhor.

Komisioni aktualisht po punon me tre  drafte  në formën e projektligjeve, të paraqitura nga ekspertët,  të cilat propozojnë disa shtesa e ndryshime  në Kodin Zgjedhor  në fuqi.

 3.4.

Ndër arritjet në kontrollin e mbikqyrjen parlamentare ishte bërja funksionale e Platformës Ndërinstitucionale Online, e cila tashmë mund të aksesohet në faqen e Kuvendit. Platforma krijon njëdimension të ri të kontrollit parlamentar dhe ndikondirekt mbi institucionet e pavarura dhe ekzekutivin.

Në platformë gjenerohet i plotë informacioni mbi nivelin e zbatimit të rekomandimeve të institucioneve të pavarura adresuar ekzekutivit, duke evidentuar qartë kush dhe çfarë nuk ka realizuar.

Shërbimi i Monitorimit hartoi dhe botoi përmbledhjen “Monitorimi nga Kuvendi i Shqipërisë i institucioneve të pavarura gjatë vitit 2018”, duke vënë theksin në mënyrë të veçantë në vlerësimet dhe rekomandimet më të rëndësishme të Kuvendit lidhur me punën e secilit institucion.

 IV.

Të nderuar kolegë,

Ky sesion duhet dhe do të jetë sesioni i punëve tëmbaruara, kantierin e të cilave e kemi hapur që nëfillim të kësaj legjislature.

Mbi bazën e arritjeve të sesionit të kaluar, por edhe tënevojave të zhvillimit të vendit, forcimit tëdemokracisë dhe institucioneve dhe mirëqenies sëqytetarëve, gjatë këtij sesioni parlamentar ne duhet tëpërqëndrohemi në këto prioritete kryesore:

• Objektivi ynë numër një do të jetë çelja e negociatave të anëtërësimit, në ose para majit tëkëtij viti. Ne funksion të këtij objektivi:

- Do të punojmë për  zbatimin e Planit të Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit 2019 të Komisionit Europian;

- Do të hartojmë e miratojmë Planin Strategjik të Kuvendit për periudhën 2020 - 2025, i cili do tëpërfshijë rritjen e rolit të Kuvendit në procesin e integrimit;

- Do të rishikojmë ligjin për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit, me qëllim parashikimin e një mekanizmi të ri për mbikëqyrjen e veprimtarisë së qeverisë gjatë procesit të negociatave, bazuar në praktikat më të mira europiane;

- Do të rrisim transparencën dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile;

- Do të fuqizojmë kapacitetet dhe do të modernizojmëshërbimet e Kuvendit në procesin e integrimit;

• Do të përfundojmë reformën zgjedhore brenda muajit mars, pas konsensusit të arritur me opozitën parlamentare e joparlamentare, për të garantuar njësistem zgjedhor funksional e të drejtë, administrim zgjedhor transparent e korrekt, konkurrencëzgjedhore të ndershme dhe sjellje elektorale dinjitoze, demokratike e perëndimore.

Sistemi, administrimi, konkurrenca dhe sjellja zgjedhore do të mundësojnë që zgjedhjet e ardhshme tëjenë zgjedhjet më të mira në historinë e Shqipërisë.

• Gjatë sesionit të  ri do të përfundojë ngritja dhe plotësimi i të gjitha organeve të sistemit tëdrejtësisë dhe këto organe do të fillojnë të japin drejtësi për qytetarët.

Kuvendi do të kontribojë që sistemi i ri i drejtësisë, i pastruar nga Vettingu, të mos jetë zoti i qytetarëve, por në shërbim të tyre, jo një sistem grabitqar, por një sistem i drejtë, jo në shërbim të pasurimit të një kaste, por të zhvillimit të vendit, për një shoqëri të shëndetshme e mirëqenie për të gjithë.

• Gjatë këtij sesioni do të rishikojmë, plotësojmë e miratojmë ligje të reja në fushën e marrëdhënieve me natyrën, shfrytëzimin e burimeve natyrore e mjedisit, për të harmonizuar legjislacionin antisizmik dhe atë për përballimin e fatkeqësive natyrore si zjarret e përmbytjet me legjislacionin dhe kodet europiane.

Legjislacioni i ri duhet të parashikojë rregulla të rrepta për ndërtimet, verifikimin e aftësive përballuese tëndërtesave ekzistuese, sidomos atyre të institucioneve publike, edukimin me kulturën anti-sizmike tëpopullsisë dhe kushtet ligjore e financiare për sigurimin e banesave.

Ne nuk mund ta sundojmë natyrën, por duhet tëparandalojmë devijimin me ligjet, rregulloret e veprimet tona të ligjësive natyrore dhe prishjen e ekuilibreve të saj.

Ne nuk mund të hartojmë një legjislacion qëparandalon dukuritë natyrore, por që minimizon rreziqet dhe dëmet e shkaktuara prej tyre. 

 Të nderuar kolegë,

Sesioni i ri ka një risi me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e transparencës së Kuvendit.

Sistemi i ri i votimit që do të fillojmë të zbatojmë, nëpërmjet ekranit dixhital, ofron mundësi të mëdha që deputetët të njihen ONLLAIN me gjithë dokumentacionin  që do të shqyrtohet e miratohet në  seancat plenare.

Përveç racionalizimit ekonomik dhe kujdesit mjedisor, sistemi i ri i votimit mundëson integrimin e platformës i-parlament edhe në seancën plenare dhe  rrit  aksesin e deputetëve në informacion dhe ecurinë e tyre.

Ky sistem është investimi i parë i Kuvendit në bashkëpunim edhe me projektin “Për mbështetjen e Kuvendit dhe Edukimin Qytetar”, i cili financohet nga Qeveria Zvicerane,  zbatohet nga OSBE dhe Instituti Demokratik Kombëtar Amerikan dhe synon zbatimin e disa aspekteve të përvojës së funksionimit të Bundestagut Gjerman.

Këto ishin, të nderuar kolegë, disa çështje, të cilat mendova të ndaja me ju në fillimin e sesionit të ri.

Ju faleminderit dhe uroj një sesion produktiv.”