Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi seanca dëgjimore me shoqatat per mbrojtjen e te drejtave te njeriut dhe te gazetarëve dhe me shoqata te shoqerise civile dhe mbrojtjes se te drejtave te njeriut.

  • Postuar më, 11/12/2019

Në drejtimin e kryetares znj.Fatjona Dhimitri komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi seanca dëgjimore me grupet e interesit për diskutimin e projektligjeve:"Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” dhe projektligjit "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Të pranishëm në komision ishin përfaqësues nga Instituti Shqiptar i Medias, Lidhja e Gazetarëve Shqiptar , Unioni i Gazetarëve Shqiptar, Shoqata e Gazetarëve profesionist, Këshilli Shqipatr I Medias, Komiteti Shqiptar I Helsinkit, Qendra Res Publika ,Qendra Shqiptare Mediatike, Birn, Civil Right Defenders si dhe shoqata të shoqërisë civile dhe të Drejtat e Njeriut si Instituti për Studime Gjyqësore Kushtetuese, Shoqata e Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut,CRCA, Instituti për Kërkime & Alternativa Zhvillimi Qendra Altri , Soros. 

Përfaqësuesit e shoqatave për  mbrojtjen e te drejtave te njeriut dhe te gazetarëve  dhe të shoqatave  te shoqërise civile dhanë sugjerimet dhe opinionet e tyre  në kuadrin e diskutimeve në parim të  projektligjeve në fjalë






Share