Komisioni për Integrimin Europian miratoi projektligjin 'Për buxhetin e vitit 2020"

  • Postuar më, 06/12/2019

Në drejtimin e nënkryetares znj. Senida Mesi komisioni për Integrimin Europian mori në shqyrtim nen për nen  projektligjin "Për Buxhetin e vitit 2020". 

Për prezantimin e këtij projektligji të ftuar në komision ishte  z.Etjen Xhafaj  zëvendësministër në ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme i cili tha se buxheti I vitit 2020 është pjesë e planifikimit buxhetor afatmesëm të ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme për periudhën 2020-2022 dhe është hartuar në funksion të mbështetjes së aktivitetit diplomatik duke përfshirë këtu dhe misionet diplomatike dhe postet konsullore. “Buxheti i ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme operon me katër programe buxhetore; planifikimi menaxhimi dhe administrimi, mbështetja diplomatike jashtë shtetit , aktiviteti diplomatik dhe konsullor I ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe mbështetja institucionale për proçesin e Integrimit’ vijoi z. Xhafaj.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve nga anëtarët komisioni miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjale.



Share