Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mori pjesë në ceremoninë e organizuar në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit me rastin e Ditës së Çlirimit

  • Postuar më, 29/11/2019

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, së bashku me Presidentin e Republikës, z. Ilir Meta, dhe Kryeministrin, z. Edi Rama, morrën pjesë në ceremoninë e organizuar në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit me rastin e 29 Nentorit, Ditës së Çlirimit.

Në ceremoni ishin të pranishëm veteranë të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe pasardhës të tyre, pjestarë të familjeve të dëshmorëve, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë, drejtues të pushtetit vendor dhe të institucioneve shtetërore dhe qindra qytetarë.

Kryetari i Kuvendit dhe autoritetet e larta shtetërore vendosën kurora në Monumentin “Nënë Shqipëri”.