Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvillon seancë dëgjimore me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për shqyrtimin e investimeve të parashikuara dhe buxhetin e vitit 2020

  • Postuar më, 22/11/2019

Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvilloi ditën e sotme seancën dëgjimore me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për shqyrtimin e investimeve të parashikuara dhe buxhetin e vitit 2020 të parashikuara prej kësaj ministrie.

Te pranishëm ishin: Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Bledar Çuçi, z. Irfan Tarelli, Drejtor i Përgjithshëm, Drejtoria e Politikave të Bujqësisë,  Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural, z. Ardian Maçi Drejtor i  Përgjithshëm ,  Drejtoria e Pergjithshme Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse, z. Agron Vata, Drejtor, Drejtoria e Buxhetimit dhe Menaxhimit Financiar.

Mbledhja u hap me prezantimin e Ministristrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i cili theksoj se Buxheti për vitin 2020 për sektorin e bujqësisë është rreth 11.4 miliard lek ose thënë ndryshe është 15% më i lartë krahasuar me buxhetin e vitit 2019.

Buxheti i vitit 2020 parashikon të mbështesë disa nga reformat thelbësore të ndërmarra nga Ministria e Bujqësisë ku vlen të përmendet reforma në sektorin e veterinarisë.



Share