Mblidhet Komisioni për Ekonominë dhe Financat

  • Postuar më, 19/11/2019

Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvilloj ditën e sotme zhvilloi mbledhjen e radhës në vijim të shqyrtimit të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2020” ku u diskutua në parim, defiçiti buxhetor dhe borxhit publik të projektbuxhetit për vitin 2020.

Të pranishëm në këtë diskutim ishte Ministrja e Financave, znj. Anila Denaj e shoqëruar edhe nga Z. Endrit Lami, Drejtor, Znj. Belina Memeti, Përgjegjëse sektori, drejtoria e Huamrrjes, Z. Marjus Borokoci, Përgjegjës sektori, drejtoria e strategjise së riskut.

Ministrja në prezantimin e saj shpjegoj se niveli i borxhit të qeverisjes qëndrore ka hyrë në një trajektlore rënëse në raport me produktin e brendshëm bruto që prej vitit 2016. Për vitin 2019 vlerësimet tregojnw një rënie me 2.5 pikë përqindje në raport me produktin e brendshëm bruto.

Po ashtu edhe defiçiti buxhetor ka shënuar rënie, konkretisht në 1.9 % ndaj produktit të brendshëm bruto në vitin 2019 dhe duke parashikuar që në vitin 2020 të zbresë në 1.6 %.  

Nga anëtarët e komisionit u ngritën disa pyetje të cilave ministria iu përgjigj me detaje dhe në mënyrë shteruese.



Share