Komisioni për Ekonominë dhe Financat vazhdon shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2020”

  • Postuar më, 18/11/2019

Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvilloi ditën e sotme mbledhjen e radhës, në vijim të shqyrtimit të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2020” ku u diskutua në parim, mbi shpenzimet e parashikuara në projektbuxhetin e vitit 2020.

Të pranishëm në mbledhjen e komisionit ishin: Ministrja e Financave, znj. Anila Denaj e shoqëruar edhe nga znj. Mimoza Dhëmbi, Drejtoreshë e Përgjithshme, Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit, znj. Suzana Stefa, Drejtoreshë dhe z. Fran Brahimi, Drejtor.

Nga anëtarët e Komisionit u ngritën pyetje dhe diskutime teknike për të bërë më të qartë orientimin dhe qëllimin e këtyre shpenzimeve.

Ministrja dhe stafi mbështetës, në këtë diskutim, iu përgjigjën me detajë të hollësishme çdo pyetje të ngritur nga deputetët.



Share