"Drejt parlamenteve me ndjeshmëri gjinore": seminar i përbashkët me deputetët e parlamenteve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
- Postuar më, 19/10/2019

19 tetor 2019
Një seminar dypalësh me temë “Drejt parlamenteve me ndjeshmëri gjinore”,
me pjesëmarrjen e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të
Maqedonisë së Veriut, si dhe të stafeve të tyre mbështetëse, u zhvillua në
Pogradec.
Gjatë këtyre dy ditëve, pjesëmarrësit ndan përvojat e tyre mbi gjendjen
aktuale dhe prezantuan hapat e marra për vendosjen e praktikave më të mira të
punës me ndjeshmëri gjinore si edhe diskutuan për institucionalizimin e ndjeshmërisë
gjinore në parlamente. Gjithashtu gjatë këtij seminari u prezantuan praktikat
më të mira ndërkombëtare në Slloveni, Suedi dhe në Finlandë.
Gjatë seminareve paralele, pjesëmarrësit nga Shqipëria përfunduan
rishikimin e praktikave dhe politikave ekzistuese mbi ndjeshmërinë gjinore dhe
nisën programimin për të ardhmen, si dhe përgatitjen e një roadmap-i dhe
integrimin e tij në Planin Strategjik të Kuvendit të Shqipërisë. Ndërsa përfaqësuesit
e Maqedonisë së Veriut hartuan një plan aktivitetesh mbi ndjeshmërinë gjinore për
periudhën 2019 – 2020.
Ky seminar u organizua me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Tiranë dhe
Misionin e OSBE-së në Shkup.
Seminari është pjesë e projektit “Mbështetje për parlamentin dhe edukimin qytetar në Shqipëri” i cili zbatohet nga Prezenca e OSBE-së .