Drejtësia vihet me ligje të mira, jo me hakmarrje: Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, përshëndet në javën e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në shfaqjen e dokumentarit “Paqe përmes Drejtësisë. Trashëgimia e Thomas“

  • Postuar më, 17/09/2019

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mbajti sot një fjalë në shfaqjen e dokumentarit “Paqe përmes Drejtësisë. Trashëgimia e Thomas Burgenthal”, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe OSBE, në javën e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, i cili zhvillohet nga Akademia e Filmit “Marubi”.

Dita e dytë e Festivalit u organizua në Kuvend.

 “Unë dhe Ambasadori Borçard, Kuvendi i Shqipërisëdhe OSBE, jemi sot bashkë jo për punët e preokupimet tona të përditshme.

Nuk jemi këtu as për reformën zgjedhore, as për reformën në drejtësi, por për një çështje tjetër.

Duke marrë shkas nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut, menduam tju ftojmë në shfaqjen e dokumentarit mbi jetën dhe trashëgiminë e gjyqtarit Thomas Burgenthal, “Paqe përmes Drejtësisë.Trashëgimia e Thomas Burgenthal”.

Falenderojmë gjithashtu z. Çashku, i cili me kontributin e tij na e krijoi këtë mundësi.

Burgenthal është një rast unik në botë, i cili e zhvilloi karrierën dhe ia përkushtoi jetën e tij një çështjeje qëlidhej me rrethanat e fëmijërisë së tij, të jetës së tij.

Ky rast unik na tregon se bota mund të ndryshohet e mund të bëhet një vend më i mirë për individin, grupin shoqëror apo komunitetin vetëm nëse u krijohet tëgjithëve mundësia për të jetuar me dinjitet.  

Nuk mund të ketë drejtësi për një individ apo njëkomb, nëse individët dhe kombet e tjerë vuajnë nëpadrejtësi.

Jeta e gjyqtarit Burgenthal na mëson se drejtësia nuk mund të vihet nëpërmjet hakmarrjes, por nëpërmjet ligjeve më të mira, që përjashtojnë shtypjen dhe diskrimimimin. 

Ligjet e drejta e bëjnë të dobtin të fortë, të pambrojturin të mbrojtur,  të padrejtin të drejtë, të pavërtetin të vërtetë dhe ato e shpëtojnë jetën njerëzore nga agresionet, dhuna dhe rreziqet. 

Gjyqtari Burgenthal nuk i vuri për qëllim vetes të shprehte e derdhte ndaj të keqes mllefet, dhimbjet dhe urrejtjen për ato që i ishin shkaktuar babait të tij, familjes së tij, kombit të tij. 

Mesazhi i tij është se urrejtja nuk luftohet me urrejtje, shtypja nuk eleminohet me shtypje, dhuna nuk kërkon dhunë, padrejtësia nuk dëbohet nga jeta me padrejtësi.

Përkundrazi, ai zgjodhi rrugën e kontributit të tij njerëzor, profesional dhe institucional për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme drejt një bote e shoqërie më tëdrejtë e më të mirë.

Kontributi i gjyqtarit Burgenthal në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Gjykatën Ndër-Amerikane të të Drejtave të Njeriut, Komisionin për të Vërtetën në El Salvador dhe Komisionin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut zhvilloi përhapi dhe fuqizoi perspektivën e sundimit të ligjit të studentët e tij, tekomuniteti i tij, të njerëzit liri e drejtësidashës në tëgjithë planetin. 

Së fundi, dëshiroj të vë në dukje se ne, shqiptarët, kemi një arsye më shumë për të nderuar gjyqtarin Thomas Burgenthal.

Në vitin e 75 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë ështërasti të kujtojmë se populli shqiptar, përveç luftës çlirimtare për atdheun e vet, shfaqi gjatë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare edhe një dimension tjetër njerëzor dhe të së drejtës.

Me mbrojtjen unikale që u bëmë hebrejve, ne, shqiptarët, u provuam si një komb i drejtë, që e çmon drejtësinë për të gjithë, sidomos për më të rrezikuarit prej armiqve të lirisë, drejtësisë dhe  qytetërimit.”, nënvizoi në fjalën e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.