NJOFTIM PËR RISHPALLJEN E NJË VENDI VAKANT PËR ANËTAR TË KËSHILLIT DREJTUES TË RTSH-së (KDRTSH)

  • Postuar më, 16/09/2019

NJOFTIM PËR RISHPALLJEN E NJË VENDI VAKANT PËR ANËTAR TË KËSHILLIT DREJTUES TË RTSH-së (KDRTSH)

 

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në mbledhjen e datës 9 shtator 2019, mbështetur në nenet 93 dhe 94 të ligjit nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë” si dhe në nenin 34 të Rregullores së Kuvendit, me vendimin nr. 10/1 /2019 të tij, vendosi Rishpalljen e një vendi vakant për anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH-së”.

 

A.  Ftohen për paraqitjen e kandidaturave për anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH-së, subjektet e mëposhtme:

a) shoqatat dhe grupimet e mediave elektronike;

b) shoqatat e medias së shkruar;

c) profesoratin dhe shoqatat e inxhinierisë elektrike dhe elektronike;

ç) profesoratin e së drejtës, gazetari-komunikimit dhe ekonomisë, shoqatat e juristëve dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë;

d) organizatat jofitimprurëse që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtave të fëmijëve ose kërkimeve në politikat publike, ose përfaqësues të shoqatave që veprojnë në fushën e mbrojtjes së personave me aftësi të kufizuar.

 

B.  Subjektet e mësipërme duhet t’i propozojnë kandidaturat pranë sekretarisë së Kuvendit brenda 30 ditëve nga publikimi i këtij njoftimi. Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave është data 16 tetor 2019.

 

C.  Propozimi i çdo kandidature duhet të përmbajë:

1.      CV-në e nënshkruar në çdo faqe nga kandidati.

2.      Librezë pune ose vërtetime të tjera që provojnë përmbushjen e kriterit ligjor të përvojës në punë prej jo më pak se 10 vitesh në fushat e:

a)      medias në përgjithësi;

b)      transmetimeve audiovizive të shërbimit publik, tregtar ose jotregtar;

c)      prodhimit të përmbajtjes së transmetimeve audiovizive;

ç) teknologjive të medias;

d)     ekonomisë, administrimit dhe rregullave te konkurrencës;

dh) çështjeve të zhvillimit të gjuhës shqipe;

e)      çështjeve që lidhen me personat me aftësi të kufizuar e grupeve të tjera vulnerabël;

ë) artit, kulturës e muzikës;

f)       drejtësisë, ligjit, administrimit publik;

g)      shkencës, mjedisit dhe zhvillimit teknologjik;

gj) mbrojtjes së konsumatorit;

h)      veprimtarive shoqërore, edukuese dhe zhvillimit të bashkësive lokale, publike e kombëtare, të cilat kanë lidhje ose ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi qëllimet e veprimtarisë audiovizive.

3.      Vërtetim i gjendjes gjyqësore.

4.      Formularin evetëdeklarimit në zbatim të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit tëpersonave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ciligjendet i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë si dhebashkëlidhur këtij njoftimi.

5.      Formularin eplotësuar në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të Drejtën e Informimit përDokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste tëShqipërisë”, i cili gjëndet bashkëlidhur këtij njoftimi.

6.      Formular deklarimi papajtueshmërie dhe konflikit interesi, nëpërputhje me përcaktimet e nenit 97, pika 1, shkronjat a) dhe b).