Deputetët Bushati dhe Hoxha në Bratislavë në Konferencën "Qeverisja dhe reformat në sektorin e sigurisë në rajonin e OSBE-së"

  • Postuar më, 10/09/2019

Me ftesë të Ministrit të Jashtëm Sllovak z.Miroslav Lajcák, delegacioni shqiptar i përbërë nga deputeti z.Ditmir Bushati dhe deputetja znj.Elona Hoxha, morën pjesë në konferencën me temë “Qeverisja dhe reformat në sektorin e sigurisë në rajonin e OSBE-së", organizuar në Bratislavë. Gjatë kësaj konference u diskutuan praktikat më të mira të vëndeve pjesëmarrëse të OSBE-së  në lidhje me qeverisjen dhe reformat në sektorin e sigurisë si dhe u diskutua se si të shfrytëzohen më mirë kapacitetet ekzistuese të OSBE-së në këtë drejtim.