Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, uron Kryetarin e Parlamentit të Greqisë, z. Kostas Tasoulas

  • Postuar më, 02/08/2019

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Greqisë, z. Kostas Tasoulas. “Me rastin e zgjedhjes Tuaj në postin e Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Greqisë, më lejoni t’Ju përgëzoj për zgjedhjen Tuaj me një  mbështetje aq të madhe si dhe t’ju uroj  shumë suksese në përmbushjes e detyrës impenjuese dhe fisnike. Unë shpreh besimin e plotë se, me zgjedhjen Tuaj në këtë detyrë, marrëdhëniet  mes dy vendeve tona fqinje, si dhe shkëmbimet dhe bashkëpunimi midis dy Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Greqisë do të intensifikohen gjithnjë e më shumë, në interesin tonë të përbashkët. Në këtë kuadër, për mua do të ishte një kënaqësi e veçantë t’Ju ftoj, në krye të një delegacioni parlamentar, për një vizitë zyrtare dhe miqësore në Tiranë, në një kohë të përshtatshme për Ju.”, shkruhet në letrën e urimit të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, drejtuar homologut grek, z. Kostas Tasoulas.