Zëvendëskryetarja e Kuvendit takohet me Ministrin e Shtetit për Mjedisin të Japonisë

  • Postuar më, 25/07/2019


 Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Vasilika Hysi priti sot në mjediset e Kuvendit Z. Minoru Kiuchi, Ministër i Shtetit për Mjedisit i Japonisë dhe Sekretar i Përgjithshëm i Grupit Parlamentar të Miqësisë Japoni -Shqipëri Z. Kiuchi shoqërohej nga ambasadori i Japonisë në Republikën e Shqipërisë Sh.T.Z. Makoto Ito. 

Në takim ishte e pranishme edhe deputetja znj. Klodiana Spahiu, anëtare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri –Japoni.

Znj Hysi vlerësoi bashkëpunimin dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Japonisë dhe theksoi nevojën e forcimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha me interes të përbashkët. Gjithashtu, Z. Kiuchi vlerësoi bahskëpunimin mes dy vendeve dheshprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në fushën e mjedisit dhe fusha të tjera me interes dhe ku Japonia ka përvojë.

Forcimi i bashkëpunimit mes grupeve të miqësisë u theksua nga të dy palët.