Zëvendëskryetarja e Kuvendit takohet me përfaqësues të WFD-së

  • Postuar më, 25/07/2019


25 korrik 2019



Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Vasilika Hysi, në mjediset e Kryesisë së Kuvendit priti në takim përfaqësues të WFD-së (Western Foundation for Democracy). Të pranishëm në takimin me znj. Hysi ishin z. Emil Atanasovski, drejtor për Ballkanin Perëndimor i WFD-së; si edhe z. Ivan Radojeviç dhe znj. Nevenka Stankoviç. Znj. Hysi u njoh me programin rajonal të WDF-së, i cili do të vihet në zbatim përgjatë periudhës prill 2019- tetor 2021 dhe synon ndërtimin e një rrjeti ndërparlamentar të komisioneve dhe nënkomisioneve të parlamenteve të Ballkanit të fokusuara në të drejtat e njeriut dhe çështjet e gender-it. Ky rrjet, siç prezantoi z. Atanovski, përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Serbi, Bosnje, Mal i Zi, Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Hysi, e vlerësoi si mjaft të nevojshëm projektin e WDF-së, duke u dhënë theks bashkëpunimeve në fushën e të drejtave të njeriut dhe shprehu gatishmërinë për pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e Kuvendit të Shqipërisë.