Komisioni për Integrimin Europian miratoi projektligjin “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”

  • Postuar më, 09/07/2019

Në drejtimin e nënkryetares  znj Senida Mesi , komisioni për Integrimin Europian  shqyrtoi projektligjin  “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhani".E ftuar për të folur rreth propozimeve të sjella për ndryshim në ligjin ekzistues , ishte zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj Mira Rakacolli, si dhe specialistë të  kësaj ministrie dhe ISKSH.Znj Rakacolli e vuri theksin te domosdoshmëria e ndryshimeve të sjella në ligjin ekzistues. ‘Ndryshimet ligjore të propozuara kanë për qëllim, saktësimin e përkufizimeve të duhanit dhe nënprodukteve të tij, si dhe përfshirjen në këtë kategori të produkteve të reja të duhanit, ndalimin e përdorimit të cigares elektronike dhe shishave/nargjileve në ambiente të mbyllura duke aplikuar për të njëjtat rregulla si për format konvencionale të duhanpirjes, që synon mbrojtjen nga ekspozimi i pavullnetshëm ndaj produkteve të duhanit” tha znj Rakacolli Pas pyetjeve , diskutimeve dhe sugjerimeve nga anëtarët , projektligji ‘ për Mbrojtjen e shëndetit  nga produktet e duhanit’ u miratua dhe i kaloi seancës plenare  për shqyrtim.