Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore miraton kalendarin e punimeve Maj – Nëntor 2019

  • Postuar më, 24/05/2019

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore u mblodh sot me

prezencën e deputetëve të mazhorancës dhe opozitës për të shqyrtuar dhe miratuar kalendarin e punës për periudhën Maj-Nëntor 2019.


Komisioni u dakordësua që brenda 31 Korrikut të ketë përfunduar dhe miratuar ndryshimet në kuadër të rekomandimeve bazë të OSBE/ODIHR-it.


Brenda 30 Shtatorit do të përmbyllet shqyrtimi i çështjes së votës së emigrantëve dhe teknologjitë e reja në procesin e votimit.


Sipas kalendarit, deri në 31 Tetor komisioni do të ketë një produkt për çështjen e financimit të partive politike.


Brenda 28 Nëntorit, komisioni do duhet të ketë përmbyllur edhe diskutimet mbi çështjen e sistemit zgjedhor. 


Gjithashtu, deputetët u dakordësuan që brenda muajit Korrik të hapen konsultimet publike për çështjen e

sistemit zgjedhor, nëpërmjet një tryeze gjithëpërfshirëse me

pjesëmarrjen e partive politike, partnerëve ndërkombëtar, shoqërisë civile dhe gjithë aktorëve të interesuar.