Deklaratë e Kuvendit të Shqipërisë në mbështetje të kandidatëve me origjinë shqiptare në zgjedhjet evropiane

  • Postuar më, 24/05/2019

"Qytetarët e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë nisur sot votimin e përfaqësueve të tyre në Parlamentin Evropian.

Kuvendi i Shqipërisë krenar për kontributin e diasporës mbarë kombëtare në vendet anëtare të Bashkimit Evropian përshëndet përfshirjen e një numri të madh kandidatësh  me origjinë shqiptare që garojnë nën siglat respektive politike.

Kuvendi i Shqipërisë e vlerëson këtë fakt si një shembull të qartë të integrimit të shqiptarëve në familjen evropiane, dhe uron suksese të gjithë kandidatëve."