Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi projektrezolutën "Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare AKEP për vitin 2018"

  • Postuar më, 22/05/2019

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi projektrezolutën  "Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare AKEP për vitin 2018". Relatorja znj. Eglantina Gjermeni, gjate fjalës së saj vlerësoi arritjet duke i krahasuar me detyrat që i ishin lënë për rezolutën e vitit të kaluar, por ndërkohë AKEP i janë bërë edhe disa detyra dhe rekomandime për vitin që vjen.

“AKEP duhet të punojë për nxitjen e implementimit të teknologjive të reja nëpërmjet politikave rregullatorë të cilat sjellin rritjen e konkurrencës, përmes rritjes së cilësisë, si edhe ndikojnë në ofrimin e shërbimeve më të mira dhe më efecientë në tregun e komunikimeve elektronike.”- theksoi ndër të tjera z. Gjermeni.

Pas diskutimeve, kryetari i komisionit z. Niko Peleshi e hodhi projektrezolutën në votim e cila u miratua nga anëtarët e komisionit dhe do i kalojë për votim seancës plenare.