Komisioni për Çështjet Ligjore Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi një Projektvendim

  • Postuar më, 15/05/2019


Komisioni për Çështjet Ligjore Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në drejtimin e kryetarit z.Ulsi Manja , shqyrtoi  nen për nen  projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar. Më herët projektvendimi ishte miratuar në parim nga anëtarët e komisionit. Pas diskutimeve  për nene të veçanta, për të cilat anëtarët e komisionit patën disa sugjerime, u la I hapur diskutimi dhe votimi u shty, për një nga mbledhjet pasardhëse.