Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvilloi një seancë dëgjimore mbi raportin e veprimtarisë vjetore të Institutit të Statistikave për vitin 2018 si dhe seancë pyetje- pergjigje, në vijim të të raportit vjetor të Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2018

  • Postuar më, 14/05/2019


Komisioni për Ekonominë dhe Financat në drejtimin e kryetarit, z.Arben Ahmetaj zhvilloi një seancë dëgjimore mbi raportin vjetor të INSTAT për vitin 2018.

E ftuar për të prezantuar raportin e veprimtarisë vjetore të Institutit të Statistikave ,për vitin 2018, ishte  znj. Delina Brahimaj, Drejtoreshë, e Përgjithshme INSTAT, e cila  ndër aktivitetet më të rëndësishme statistikore të INSTAT,  gjatë vitit 2018 në fushën e statistikave ekonomike renditi: "publikimin  e statistikave të produktit të brendshëm bruto, vjetor dhe tremujor , publikimin e llogarisë së prodhimit dhe gjenerimin e të ardhurave sipas sektorëve institucional, prodhimi I indeksit të cmimeve të konsumit , statistikat e tregut të punës dhe të të ardhurave", në fushën e statistikave sociale "prodhimin e treguesve të popullsisë , statistikat e treguesve të arsimit , shëndetësisë" kurse në fushën e Bujqësisë dhe atë të Mjedisit "publikimin  e treguesve të qumështit ,  treguesve  mbi sipërfaqet bujqësore të përdorur pyjet dhe kullotat".

Gjithashtu, znj Brahimaj, theksoi faktin që gjate vitit 2018 INSTAT , ka rritur numrin e publikimeve nga 137 që ishin në vitin 2017, në 159 për vitin 2018, ndër to dymbëdhjetë të reja , të cilat nuk janë publikuar më parë , publikimin e statistikave te ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme , publikimin e turizmit në shifra.

Mbi raportin vjetor të INSTAT , relatoi znj Blerina Gjylameti e cila vlerësoi në emër të Kuvendit , veprimtarinë e INSTAT gjatë vitit 2018 ,  dhe parashtroi disa prej rekomandimeve ,   për vitin 2019.


Më pas komisioni vijoi me një seancë   pyetje – përgjigje, në vijim të prezantimit të raportit vjetor të Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2018, ku e pranishme ishte dhe znj Evis Shurdha, Kryetare e Komisionit të Prokurimit Publik .

Relatorja e këtij raporti znj Blerina Gjylameti në fjalën e saj, vlerësoi në emër të Kuvendit veprimtarinë e Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2018, ndërkohë që parashtroi disa rekomandime , për përmirësimin e punës për vitin 2019 në disa drejtime, një prej të cilave është  ai  I “rritjes së bashkëpunimit me Gjykaten Administrative , përsa I takon trajnimit të punonjësve me qëllim aftësimin e tyre për të trajtuar cështje komplekse të prokurimit public dhe për tu përballur me numrin në rritje të ankimimeve në zbatim të rekomandimeve të lëna në progresraport” , etj 


Pas pyetjeve dhe diskutimeve  nga anëtarët , komisioni vijoi me votimin e më pas miratimin e dy rezolutave, atë,të INSTAT dhe të Komisionit të Prokurimit Publik, të cilat pritet të kalojnë në seancë plenare