Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, homazhe në nderim të dëshmores së atdheut Zarife Hasanaj

  • Postuar më, 10/05/2019

10 maj 2019

 

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, bëri sot homazhe dhe vendosi një kurorë në nderim të dëshmores së atdheut, Nëntetare Zarife Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës në 6 Maj gjatë misionit të saj në Letoni. Kryetari i Kuvendit u shprehu dhimbjen e tij si edhe ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve të Nëntetares Zarife Hasanaj dhe njëkohësisht vlerësoi aktin e saj të lartë të rëniës në krye të detyrës.

Kryetari i Kuvendit mori pjesë gjithashtu në ceremoninë shtetërore të lamtumirës për dëshmoren e atdheut Zarife Hasanaj, e cila u zhvillua në Pallatin e Kongreseve.