Komisioni për Ekonominë dhe Financat, shqyrtoi raportin vjetor të veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, për vitin 2018.
- Postuar më, 06/05/2019
Komisioni për Ekonominë
dhe Financat, shqyrtoi raportin vjetor të veprimtarisë së Agjencisë së
Sigurimit të Depozitave, për vitin 2018. Në mbledhjen e Komisionit ishin
prezent drejtuesi i kësaj agjencie z.Genc Mamani dhe përfaqësues të stafit të
institucionit. Në mbledhje z. Mamani bëri një prezantim të veprimtarisë së
punës së institucionit për vitin e kaluar, ku u vlerësua në veçanti
stabiliteti i sistemit bankar ku rezulton se 94% e depozitave të të gjithë
sistemit janë të siguruara. Në fjalën e tij, relatori z. Bushati bëri një
vlerësim të veprimtarisë së institucionit, si dhe propozoi rekomandime, mbi të
cilat do të fokusohej puna në vitin 2019.
Gjithashtu, në mbledhjen
e sotme të Komisionit u be dhe prezantimi i raportit vjetor të veprimtarisë së
Komisionit të Prokurimit Publik, për vitin 2018, nga titullarja e këtij
institucioni znj. Evis Shurdha, ndërsa në mbledhjen e radhës së Komisionit u
vendos që të bëhej vlerësimi dhe diskutimi për këtë raport.