Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvilloi seancë dëgjimore me znj. Mimoza Kaçi, kandidate për anëtare të Bordit të AMF-së

  • Postuar më, 04/02/2019

Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvilloi  seancë dëgjimore me  znj. Mimoza Kaçi, kandidate për anëtare  të Bordit të AMF-së që do të mbajë edhe postin e nëndrejtorit. Znj. Kaçi vjen si propozim i Ministrisë së Financave. Gjatë prezantimit të jetës së saj akademike dhe profesionale, znj. Kaci parashtroi përpara komisionit  edhe objektivat që do të ushtrojë në këtë pozicion. Komisioni pasi u njoh me CV-në e saj, u shpreh se i përmbush kriteret e kërkuara për këtë pozicion. Në fund, komisioni miratoi kandidaturën e znj. Kaçi duke ia kaluar dhe për shqyrtim seancës plenare.


Share