Komisioni për Ekonominë dhe Financat rrëzon dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11063, datë 19.1.2019 “Për propozimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”
- Postuar më, 29/01/2019
Gjatë fjalës së tij, z. Bahir Shaqiri, tha se detyrën e kryetarit të KLSH-së e konsideron një përgjegjësi shumë të madhe,
që përputhet me profesionalizmin e tij. Z.
Shaqiri vlerësoi komisionin për shqyrtimin e kandidaturës dhe u shpreh se përparësi në punën e tij, do
të jenë lufta kundër korrupsionit, për integrimin e Shqipërisë, në Bashkimit Evropian dhe Reforma në Drejtësi. Mbas prezantimit të jetës së tij
profesionale dhe akademike, kryetari i komisionit, z. Arben Ahmetaj tha se z. Shaqiri plotëson kushtin për arsimimin, ka dhe disa kualifikime në
fushën e sigurisë së marrëdhënieve ndërkombëtare, por nuk ka përvojë
financiare, për organizimin dhe funksionimin e KLSH-së. Me votat e mazhorancës, komision rrëzoi dekretin
e Presidentit dhe në Parlament do të dërgojnë draftin për rrëzimin këtij propozimi.
Po sot, komisioni
shqyrtoi projektligjin “Për ratifikimin letërmarrëveshjes ndryshuese të
marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës
Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për financimin shtesë të
projektit “Siguria e digave”, të ratifikuar me ligjin nr. 40/2012”. E pranishme në komision për të prezantuar projektligjin dhe për të dhënë shpjegime ishte zëvendësministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, znj. Dorina Çinari dhe përfaqësues të kësaj ministrie. Më pas, komisioni e miratoi ligjin në fjalë nen për nen, në parim, në tërësi dhe ia kaloi për shqyrtim seancës plenare.