Njoftim për zhvillimin e dëgjesës publike së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë me kandidatët për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë
- Postuar më, 30/10/2018
Njoftim për
zhvillimin e dëgjesës publike së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë me
kandidatët për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë:
Kuvendi
i Shqipërisë, njofton se ditën e mërkurë, datë 31 tetor 2018, ora 9.00,
në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, në sallën e Komisionit parlamentar të
Ekonomisë dhe Financave ( salla e re, kati i II-të )
do të organizohet dëgjesa publike e 15
kandidatëve që i janë përgjigjur thirrjes publike të Kuvendit më datë 4 tetor
2018, për plotësimin e tre vendeve vakante që i përzgjedh Kuvendi i Shqipërisë,
mbështetur në vendimin e tij Nr.103, dt.4.10.2018 “Për procedurën paraprake të
përzgjedhjes së tre anëtarëve të
Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë”,
Kandidatët janë
njoftuar se do të kenë në dispozicion kohën e prezantimit të CV ( jo më shumë
se 3 minuta ) si dhe shpalosjen e platformës dhe vizionit të tyre ( jo më shumë
se 15 minuta ) për të qenë anëtar në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së
Shqipërisë.
Lista e
kandidatëve që kanë aplikuar në Kuvend për tre vendet vakante që përzgjidhen
nga Kuvendi për në Këshillin Mbikqyrës të BSH:
1-
Vjollca Braho
2-
Bardhyl Ceku
3-
Leontijev Çuçi
4-
Sulo Hadëri
5-
Artan Hoxha
6-
Altin Hoti
7-
Oljan Kanushi
8-
Genc Koxhaj
9-
Arben Malaj
10- Visar Malaj
11- Luljeta Minxhozi
12- Ergys
Misha
13- Nikollaq
Pano
14- Drini
Salko
15- Arben
Xibri