Mblidhet Këshilli i Legjislacionit, seancë dëgjimore me shoqërinë civile
- Postuar më, 12/10/2018

Në
drejtimin e kryetarit të kuvendit z. Gramoz Ruçi, këshilli i Legjislacionit dhe
komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
organizuan një seancë dëgjimore me përfaqësues të shoqërisë civile në fushën e
mbrojtjes së të drejtave të njeriut, përfaqësues të organizatave “Think Tank”
të shoqërisë civile, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në fushën
e monitorimit të proceseve zgjedhore,
për konsultimin e nismës ligjore të grupit parlamentar të Partisë
Demokratike dhe grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, “Për
disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta
e Republikës së Shqipërisë”.
Të
ftuarit që morën pjesë në këtë seancë dëgjimore ishin përfaqësues nga
Koalicioni i Vëzhgueseve Vendorë, Instituti i Studimeve Politike, CRCA Albania,
Shoqata “Avokatët Penalistë të Shqipërisë”, Shërbimi Ligjor Falas dhe Qendra
“Gratë në Shërbim Publik”.
Qëllimi
i kësaj seance dëgjimore ishte shqyrtimi i amendamenteve kushtetuese për
vettingun që përfshin vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar të zyrtarëve
të lartë shtetërorë.
Përfaqësuesi
i opozitës, deputeti Enkelejd Alibeaj prezantoi projektligjin e ndryshimeve
kushtetuese të opozitës parlamentare, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin
nr.8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e
Republikës së Shqipërisë”.
Pas
prezantimit të z. Alibeaj, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhanë idetë e tyre
mbi këtë çështje të cilët sollën në vëmendje disa pika specifike të këtij
projektligji.