Kryetari i Kuvendit, Z. Gramoz Ruçi priti Ambasadorët e rinj të Shqipërisë në Suedi dhe Danimarkë, Z. Virgjil Kule dhe Znj. Elida Petoshati

  • Postuar më, 10/10/2018

10 tetor 2018

 


Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti ambasadorin e ri të Shqipërisë në Suedi, z. Virgjil Kule dhe ambasadoren e re të Shqipërisë në Danimarkë, znj. Elida Petoshati

 

Kryetari i Kuvendit, z. Ruçi, uroi ambasadorin Kule dhe ambasadoren Petoshati për detyrën e re dhe konfirmoi vullnetin për rritjen e bashkëpunimit politik, ekonomik e parlamentar midis Shqipërisë dhe Suedisë e Danimarkës.

 

Ambasadorët Kule dhe Petoshati nënvizuan se do të kontribojnë në rritjen e forcimin e bashkëpunimit dypalësh, zgjerimin e bashkëpunimit politik, ekonomik e tregëtar, si edhe rritjen e bashkëpunimit parlamentar të Shqipërisë me Suedinë e Danimarkën.  “Në fokus dhe përpaërsi e veprimtarisë suaj duhet të jetë mbështetja e vendeve ky shërbeni e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, nëpërmjet njohjes së tyre me zhvillimet dhe arritjet  e vendit tonë. Në mënyrë që vendet skandinave të vazhdojnë të jenë në mbështetje të zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë”,- nënvizoi Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.