Konstituohet nënkomisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Vetting-un e Policisë

  • Postuar më, 21/09/2018

21 Shtator 2018

Konstituohet nënkomisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Vetting-un e Policisë

 

 Nënkomisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Vetting-un e Policisë, u mblodh sot nën drejtimin e kryetares së këtij nënkomisioni znj. Ermonela Valikaj. “Ligji ka hyrë në fuqi në datën 4 Prill 2018. Në vijim unë doja t’ju bëja me dije që në nenin 67 të Ligjit në fjalë parashikohet edhe futja e nënkomisionit parlamentar, nënkomision i cili do të jetë në përbërje të komisionit të përhershëm parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Objekti dhe fusha e veprimtarisë së këtij nënkomisioni do të jetë ndjekja dhe mbikëqyrja e zbatimit të ligjit për vlerësimin kalimtar periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat”,- u shpreh  znj.Valikaj.

Gjithashtu, me propozim të z Pjerin Ndreu, u hodh ne votim zgjedhja e sekretarit të nënkomisionit ku u propozua deputeti z.Sadi Vorpsi, i cili mori votat e anëtarëve të tjerë.


Share