Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese pranon dekretin e Presidentit dhe miraton ndryshimet e propozuara nga relatori

  • Postuar më, 18/09/2018

18 Shtator 2018


Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi dekretin e Presidentit të Republikës nr. 10849, dt. 27.07.2018 "Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018 "Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: "Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar"".

Në mbledhjen e sotme të drejtuar nga kryetari i këtij komisioni z.Eduard Shalsi u diskutua midis anëtarëve të komisionit mbi dekretin e Presidentit të ardhur në Kuvend.

Pas diskutimeve, komisioni pranoi dekretin e presidentit dhe miratoi ndryshimet në ligj të propozuara nga relatori z.Ilir Beqja.