Kryetari i Kuvendit z.Gramoz Ruçi merr pjesë në përkujtimin e daljes partizane të 68 vajzave fierake

  • Postuar më, 14/09/2018

Kryetari i Kuvendit z.Gramoz Ruçi merr pjesë në përkujtimin e daljes partizane të 68 vajzave fierake


Sot Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi mori pjesë në ceremoninë e përkujtimit të daljes partizane të gjashtëdhjetë e tetë vajzave fierake. 75 vjet më parë, më 14 shtator 1943, gjashtëdhjetë e tetë vajza nga qyteti i Fierit, u hodhën në ilegalitet dhe dolën partizane. Kjo ishte një ngjarje e madhe për një qytet që atëherë kishte rreth 6 mijë banorë. Ishte një rast unikal në Shqipëri, Ballkan dhe në Europën e pushtuar nga nazifashistët. Të frymëzuara nga ideali i lirisë, vajzat studente e nxënëse, punëtore e shtëpiake, u nisën nga shtëpitë e tyre dhe u drejtuan për në zonat e çliruara nga partizanët për t'iu bashkuar luftës për çlirimin Shqipërisë. Në ceremoninë përkujtimore të 75- vjetorit të këtij akti sublim ishin të pranishëm edhe veteranë të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, pjestarë të familjeve të dëshmorëve, pasardhës të vajzave partizane dhe drejtues vendor.