Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi në tërësi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për shtesën e dytë të financimit për projektin e sigurisë së digave"

  • Postuar më, 11/09/2018

11 Shtator 2018

 

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi në tërësi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për shtesën e dytë të financimit për projektin e sigurisë së digave.”

Të ftuar në mbledhjen e sotme të komisionit ishin zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë znj. Dorina Cinari, si edhe përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Relatori i këtij projektligji z.Besnik Baraj tha se: “Bëhet fjalë për një shtesë të dytë në fondet për sigurinë e digave.”

Pas prezantimit të relacionit, zëvendësministrja znj.Cinari u shpreh se: “Ajo që dua të sqaroj është se nën fokusin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë vetëm digat e hidrocentraleve, dhe diga hidrocentralesh kemi vetëm ato që janë në kaskadën e Drinit, pra tre diga të mëdha. Digat e tjera që janë diga që përdor bujqësia nuk janë në fokusin e Ministrisë sonë por janë të Ministrisë së Bujqësisë, natyrisht mbulohen nga Komiteti i Digave por në fokusin tonë janë digat e Hidrocentraleve.”

Pas diskutimeve mes deputetëve dhe të ftuarve, ky projektligj u votua nen për nen dhe në tërësi.