Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme znj. Mimi Kodheli dekorohet nga Presidenti i Republikës Franceze Emnanuel Macron me titullin "Kalorëse e Urdhërit Kombëtar të Legjionit të Nderit".

  • Postuar më, 31/07/2018

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, znj. Mimi Kodheli u dekorua nga Presidenti i Republikës Franceze Emnanuel Macron me titullin "Kalorëse e Urdhërit Kombëtar të Legjionit të Nderit".


Në ceremoninë e dorëzimit të titullit ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, anëtarë të Këshillit të Ministrave, deputetë të Kuvendit, personalitete kulturore dhe përfaqësues të medias.


Medalja e titullit të larte iu dorëzua znj. Kodheli nga Ambasadorja Franceze në Tiranë znj. Christine Vasak, e cila vlerësoi kontributin e znj Kodheli si intelektuale, profesioniste e zonja, funksionare publike, deputete, kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme dhe Ministre e Mbrojtjes si edhe bashkëpunimin e saj të shkëlqyer me qeverinë franceze dhe vendet partnere të NATO-s.


Znj. Mimi Kodheli falenderoi Presidentin Macron për këtë titull të lartë dhe e vlerësoi atë si një nga arritjet më të rëndësishme dhe momentet më të bukura të karrierës politike dhe shërbimit të saj publik.