Kryetari i Kuvendit z. Gramoz Ruçi i dërgon letër ngushëllimi familjes së z. Luan Hajdaragës

  • Postuar më, 30/07/2018

Të dashur Elsa, Luela dhe Ervin,


Me dëshpërim të thellë mora lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Luanit, bashkëshortit e prindit tuaj të jashtëzakonshëm dhe kolegun e mikun tim të sinqertë.


Luan Hajdaraga ishte një njeri i rrallë, që ia kushtoi jetën, aftësitë dhe kontributin e tij të shquar arsimit, kulturës, politikës dhe interesit publik.


Luani ynë ishte ndër shkencëtarët e parë shqiptar, diplomuar jashtë shtetit dhe që për një kohë të gjatë kontribuoi si shkencëtar e drejtues në institucionet e arsimit dhe të shkencës shqiptare.


Si bashkëthemelues dhe zëvendëskryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Luan Hajdaraga kontribuoi si rrallëkush me kapacitetet, pasionin dhe përkushtimi e tij për ndërtimin e të majtës moderne shqiptare dhe përpunimin e zbatimin të programit të saj politik dhe qeverisës.


Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë për disa legjislatura, Luan Hajdaraga u shua si një legjislator i talentuar, përfaqësues i spikatur i qytetarëve shqiptare.


Si Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, Luan Hajdaraga u dallua për devocionin e tij në shërbim të atdheut e të sigurisë kombëtare, si një personalitet shtetëror dhe partner dinjitoz i aleatëve ndërkombëtarë të Shqipërisë.


Luani do të na mungojë të gjithëve, juve si bashkëshort e prind i dhembshur, me shpirtin e ndjeshëm dhe zemrën e madhe, ndërsa ne, miqve e kolegëve të tij, si një shok e vëlla i pazëvendësueshëm.


U prehtë i qetë, në dheun e Shqipërisë, të cilës iu përkushtua me diturinë, energjitë dhe shpirtmadhësinë e tij.


Juaji sinqerisht,


Gramoz Ruçi.                                                                                     

                                            Tiranë, 30 korrik 2018