Në Lituani mbahet samiti botëror i grave politikane

  • Postuar më, 07/06/2018

7 qershor 2018

Në samitin botëror të grave politikane, që mbahet në Vilnius të Lituanisë, Shqipëria përfaqësohet nga deputetet e Kuvendit të Shqipërisë, Dhurata Çupi dhe Elona Gjebrea, konkretisht kryetare dhe nenkryetare e aleancës së grave deputete dhe Eglantina Gjermeni, kryetare e nënkomisionit të barazisë gjinore.

Në samit marrin pjesë gra politikane të shquara, nga 90 vende të botës, që kanë mbajtur dhe mbajnë poste të tilla si president, kryeministre, ministre dhe deputete, e që kanë dhënë në karrierat e tyre kontribut për avancimin e axhendës së barazisë gjinore dhe të drejtave të grave.

“Shqipëria ka avancuar shumë në këtë drejtim, ku 50% e grave janë të përfaqësuara në qeveri e këshilla bashkiake dhe rreth 30% në parlament. Gjithsesi axhenda gjinore duhet të jetë prioritet ku shumë akoma mbetet për t’u bërë”, raportuan përfaqësueset shqiptare të aleancës së grave deputete.


Share