Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut zhvilloi seancë dëgjimore me organizata të shoqërisë civile dhe grupe interesi për projektligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit te pronave”

  • Postuar më, 20/11/2015

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut zhvilloi seancë dëgjimore me organizata të shoqërisë civile dhe grupe interesi për projektligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit te pronave”.

Të ftuar ishin përfaqësues nga shoqatat e ish-pronarëve, të cilët dhanë mendimet e tyre për projektligjin e prezantuar.

Gjatë diskutimeve, përfaqësues të shoqatës “Pronësi më drejtësi” u shprehën se ky projektligj ka hequr parimin e kthimit të pronës të përfituar nga ligjet e mëparshme, por edhe e sanksionuar nga Kushtetuta. Gjithashtu, një tjetër pikë e papranueshme në ligjin e ri për shoqatën është dhe mënyra e kompensimit që ul ndjeshëm masën e përfitimit financiar.

Përfaqësuesit i shoqatës në fjalë, Myrshit Vorpsi tha se formula e re i referohet vlerës së truallit në kohën e shpronësimit të paligjshëm, pra në vitet 1944-1945, dhe jo me vlerën e tregut.

Shoqata deklaron se edhe gjykata e Strasburgut e ka hedhur poshtë këtë formulë kompensimi në një vendim të saj, duke argumentuar se kompensimi duhet të kryhet me vlerën e tregut.

Në fund të diskutimeve, u miratua edhe kalendarin e komisionit për shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2016”.


Share