Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut zhvillon disa seanca dëgjimore për Projektbuxhetin vjetor 2016

  • Postuar më, 25/11/2015

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut zhvillon disa seanca dëgjimore për Projektbuxhetin vjetor 2016

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut zhvilloi seanca dëgjimore diskutimi për projektbuxhetit 2016 për institucionet: Ministri për Inovacionin dhe Administratën Publike; Këshilli i Lartë i Drejtësisë ; Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor; Prokuroria e Përgjithshme; Gjykata Kushtetuese; Shkolla e Magjistraturës; Komisioneri i Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil; ILDKPKI.

Të pranishëm në mbledhjen e komisionit ishin Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Inovacioni, znj. Milea Harito, Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, z. Sokol Sadushi, Komisioneri i Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil znj. Pranvera Strakosha, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. Besnik Dervishi si edhe përfaqësues të institucioneve të tejra.

Në fjalën e saj Ministrja Harito theksoi se për herë të parë është alokuar një buxhet për shkak të reformës në administratën publike. “Kemi një program buxhetor specifik këtë vit për menaxhimin dhe zhvillimin e administratës publike e cila ka një buxhet prej 530 milion lekë. Kjo gjë është bërë sepse siç e dini reforma e administratës publike e cila përfshinë shumë nënsektorë ishte një nga pesë prioritet e marrjes së statusit kandidat, është një nga pesë prioritet për çeljen e negociatave. Këtë vit kemi marrë edhe vlerësimin maksimal ndër prioritet e tjera. Ky prioritet pra është konsideruar si ai që ka performuar më mirë dhe për këtë arsye është vendosur që të ketë një program buxhetor më vete”,- tha znj. Harito.

Më pas komisioni vijoi seancën dëgjimore me përfaqësuesit e institucioneve për buxhetin vjetor për vitin 2016.


Share