Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike e të Drejtat e Njeriut miratoi nen për nen e në tërësi p/ligjin “Për buxhetin e vitit 2016”, p/ligjin “Për disa ndryshime e shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 ‘Për sistemin e taksave vendore"
- Postuar më, 09/12/2015
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin “Për buxhetin e vitit 2016”, projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar” si edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Hungarisë, për mbrojtjen shoqërore”.
Të ftuar ishin përfaqësues nga Ministria së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të cilët prezantuan projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Hungarisë, për mbrojtjen shoqërore”.
Sipas relacionit të paraqitur në mbledhje, kjo marrëveshje është iniciuar në zbatim të detyrimit të përcaktuar në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe është në përputhje me eksperiencën ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes shoqërore, ku mbrojtja e emigrantëve rregullohet nëpërmjet aderimit në instrumentet ligjore ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes shoqërore, nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe midis vendeve përkatëse, si dhe nga legjislacioni kombëtar.
Marrëveshja konsiston në ofrimin e mbrojtjes në aspektin e sigurimeve shoqërore e të kujdesit shëndetësor dhe bazohet në parimin e trajtimit të barabartë të punëtorëve në punësim, trajtimin me përfitime dhe të ardhura. Gjithashtu, rregullat koordinuese garantojnë që personat që lëvizin nga një vend në tjetrin dhe personat në varësi të tyre e të mbijetuarit të ruajnë të drejtat e fituara apo që janë duke i fituar. Bashkimi i periudhave të siguruara sipas legjislacioneve kombëtare të ndryshme të merren në konsideratë për të siguruar të drejtën e përfitimeve dhe llogaritjen e tyre.
Anëtarët e komisionit e miratuan në tërësi dhe nen për nen marrëveshjen në fjalë dhe mbledhjen vijoi me shqyrtimin nen për nen të projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar” si edhe projektligjit “Për buxhetin e vitit 2016”. Të pranishëm në këtë pjesë të mbledhjes ishin përfaqësues nga Ministria e Financave.
Në përfundim të diskutimeve Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut projektligjin “Për buxhetin e vitit 2016” dhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”.