Deputetet e nënkomisionit për Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Gruas si dhe Aleanca e Grave Deputete, po zhvillojnë nje takim dyditor në Budva me mbështetjen e prezencës së OSBE-së, mbi eksperiencën e parlamentit të Malit të Zi, për barazinë gjinore, aspektin gjinor në parlament dhe në legjislacion, si dhe forcimin e rrjeteve të grave deputete.

  • Postuar më, 11/05/2018

Deputetet e Nënkomisionit për Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Gruas, si dhe Aleanca e Grave Deputete, zhvilluan  një takim dyditor në Budva, me mbështetjen e prezencës së OSBE-së, mbi eksperiencën e parlamentit të Malit të Zi, për barazinë gjinore, aspektin gjinor në parlament dhe në legjislacionin, si dhe forcimin e rrjeteve të grave deputete.

E pranishme në këtë aktivitet ishte dhe zëvendëskryetarja e Kuvendit znj. Vasilika Hysi, Kryetarja e Komisonit të Jashtëm Znj. Mimi Kodheli, Kryetarja e Nënkomisionit për Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës nda Gruas, znj. Eglentina Gjermeni si dhe Sekretarja e Aleances së Grave Depuetete znj. Silva Caka.

Takimi u moderua nga znj. Claudia Vollmer, shefe e depertamentit te demoktatizimit në OSBE. Pas një prezantimi të shkurtër të panelit pjesamarrës, fjalën e mori znj. Nada Drobnjak, Kryetare e Komisionit  te Barazisë Gjinore ne Parlamentin e Malit të Zi.

Gjatë fjalës së saj znj. Drobnjak u shpreh se në punën e Kuvendit, puna e grave është një çështje e rëndësishme me të cilën duhet të merren të gjithë. “Kemi përgatitur nje dokument  që  do e paraqesim në Kuvend.  Komisioni i Malit të Zi  për Barazinë Gjinore, ka një ndikim shumë të vogel  këtu . Ne komisionin e barazise gjinore tentojme te tregojme se  komisionet e tjera duhet të  kenë  në fokus të tyre  dhe çështjet e barazizë gjinore. Plani i veprimit që kemi paraqitur ka gjashtë qëllime strategjike, të cilat kanë të bëjnë me veprimtarinë e parlamentit, se sa duhet të angazhohen gratë por edhe meshkujt në lidhje me dhunën ndaj grave. Ajo që është më e rëndësishme, në procesin e hartimit të ligjeve, duhet të kihet në vemendje barazia gjinore. Ju informoj që ne vitin 2007, kemi miratuar ligjin për barazinë gjinore”.

Ndër të tjera deputetja e Parlamentit të Malit të Zi, u shpreh se :” Me planin e veprimit  deshirojmë të nxisim, që ne vendet  e delegacioneve , ne vendet drejtuese, duhet të jemi ne, trupat punuese . Gjithesej  jemi 25%  gra deputete. Në komisionin e barazisë gjinore jemi 6 gra dhe 1 burrë”. Në përfundim të fjalës së saj, znj. Drobnjak u shpreh se në fund të ketij viti, kur të mbarojë ky plan veprimi, “duhet të hartojmë një plan të ri veprimi, me qëllim  që të nxisim deputetët, që të punojnë në fushën e barazisë gjinore”.

Më pas e mori fjalën nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë znj. Vasilika Hysi e cila duke falenderuar znj. Dobnjak për prezantimin, shtroi një pyetje duke theksuar se në lidhje me buxhetimin gjinor, Shqipëria konsiderohet si modeli më i mirë. “Si e luan rolin komisioni i barazisë gjinore në Parlamentitn e Malit të Zi?”

Znj. Drobnjak u shpreh se  “Financimi ka renëdësi, kur miratohet buxheti i Malit të zi, Komisioni i Barazisë Gjinore  e shikon  këtë  buxhet në këndvështrimin e barazisë gjinore. Duhet të kemi financim për të bërë disa vizita studimore si dhe për të marrë informacione dhe shkëmbim eksperiencash. N

dërsa pyetjes së Kryetares së Komisionit të Jashtëm znj. Mimi Kodheli se “Mendoni ju që emancipimi i politikës dhe jetës sociale, do të ishte ndryshe nëse do të kishte një grua të fuqishme, si Persidenti Gjukanoviç?”znj, Drobnjak iu përgjigj: “Gratë në politikë shumë pak mbështesin gratë. Pikë së pari gratë duhet të mësohen dhe të edukohen që të mbështesin njëra-tjetrën për të realizaur ato që duam të realziojmë”.

Ndërsa, deputetja Klotilda Ferhati gjatë fjalës së saj theksoi se edhe në Kuvendin e Shqipërisë gratë deputete po punojnë në drejtim të barazisë gjinore, pasi është ngritur Aleanca e Grave deputete, të cilat po punojnë për të bashkërenduar punën për çështjete gjinore.

Kryetaraja e nën komisionit për “ Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Gruas” znj. Eglantina Gjermeni u shpreh se në lidhje me planin e veprmit të këtij komsioni është miratuar një plan ambicioz dh është në fazën e i mplementimit, duke theksuar se Nën komsioni ka marrë një nisëm e cila është e domosdoshme dhe e nevojshme dhe “mund t’ja dalim ta realizojmë”. Në fjalën e saj deputetja e LSI znj.Silva Caka,  e cila ishte përfaqësuesja e vetme në këtë takim nga deputetet e opzitës u shpres se “ Nuk me ka ardhur aspak mirë që zonjat e opozites nuk janë prezente në këtë tryeze. Nuk duhej të reflektohej situata politike në këtë takim të sotem. Eshtë përmendur shpesh që gratë pjesë e kuotës janë pa kontribute,  por une konstatoj se sot edhe tek shume burra nuk ka me shumë zotesi. Kjo aleancë e grave duhet të dalë me inisiativa të përbashkëta, ashtu si u bashkuam për kodin zgjedhor.Në ditën e dytë të aktivitetit u diskuta mbi draftin e veprimit  për Aleancën e Grave Depuetete në përmbyllje të qëllimit të saj. Ky plan veprimi  bazohet në tre shtylla kryesore. 1- Në fuqizimin e grave deputete, 2- Nismat ligjore qe duhen ndërmarrë 3- Monitorimi i zabtimit të ligjeve. Ky draft është një dokument pune që duhet shqyrtuar dhe miratuar në mbledhjen e AGD. Gjatë diskutimeve q ëu bënë, prioritetet afatshkurtëra kishin të bënin me propozimet për kuoten gjinore 50% që i duhen paraqitur Komisionit të Reformëas Zgjedhore dhe shqyrtimi i projektligjit për amendimin e ligjit mbi masat kundër dhunës në familje.


Share